Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
STÍN/Ë,~A f. sh. ~Ë, ~ËT 1. Secila nga të katër pjesët tremujore, në të cilat ndahet viti sipas klimës dhe zhvillimit të bimësisë: pranvera, vera, vjeshta dhe dimri. Stina e pranverës. I pëlqente të gjitha stinët e vitit. Gatuante gjithmonë me perime të stinës. Fëmijët duhet të vishen sipas stinës.
2. Periudhë e vitit me klimë a kushte atmosferike të caktuara. Stina e ngrohtë. Stinës së thatë po i vinte fundi. Kishin marrë masa për afrimin e stinës së shirave.
3. Periudhë e vitit gjatë së cilës zhvillohet një veprimtari e caktuar. Stina sportive. U publikua programi i stinës koncertore. Ndiqte çdo aktivitet të stinës teatrale.
✱Sin.: sezon, shultinë.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë