Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
BRÁV/Ë,~AI f. sh. ~A, ~AT 1. Vegël e hekurt që ngulet në dyer, në dollapë, në sirtarë etj. dhe që shërben për t’i mbyllur me çelës. Bravë dere. Brava e dollapit (e sirtarit, e valixhes). I vuri një bravë tjetër. Thyej bravën. Bravë automatike bravë që s'mund të hapet nga jashtë derës a portës.
2. krahin. Shuli i portës. I vuri bravën portës e mbylli me shul.
✱Sin.: lloz, llozkar, ngujore, panxhë, fushak, shular, shulës, pallangë, drang, dry.
SHUL,~I m. sh. ~A, ~AT; ~E, ~ET 1. Dru i drejtë e i gjatë, pa degë, që përdoret për punë të ndryshme, hu i gjatë; shular. Shul i fortë (i gjatë). Shul mullari strumbullar. Shul tende. Shul gardhi.
2. Dru i trashë e i fortë dhe i lëvizshëm, që shërben për të mbyllur derën nga brenda ose një kanat të dritares, të dollapit etj.; lloz, reze. Shul druri (hekuri). Shul çeliku. Derë me shul (pa shul). Shuli lëvizte para e prapa. I vë (i heq) shulin derës. E mbyll me shul. E kishte lënë derën pa shul.
3. Secili prej dy drurëve të rrumbullakët të tezgjahut; derven. Shuli i përparmë (i prapmë). Shulat e vegjës. Shuli i pëlhurës.
4. tek. Vegël e një arme që merr fishekun për në fole dhe ka gjilpërën për të goditur kapsollën. Shuli i armës (i automatikut, i mitralozit). Hap (mbyll) shulin.
5. bised. Direk. Shuli i anijes. Shuli kryesor.
6. Trari i mesit në çatinë e shtëpisë, mbi të cilin mbështeten baballëkët. Shul pishe.
7. Vegël që shërben për të tredhur demat, cjeptë etj.; tredhës. I vuri shulin.
8. krahin. Vig. E sollën me shul. Shul druri.
9. Dru me të cilin rrihen kallinjtë e misrit për t’i shkoqur. Shkoq misrin me shul. Shuli i misrit.
10. fig., bised. Ai që është me trup të shëndoshë e të ngjeshur; shulak, rrapashyt. Ishte si shul.
11. fig., bised. Ai që është me trup tepër të gjatë; stërhell, zdap. Ç’ishte gjithë ai shul?!
✱Sin.: hu, shular, shularkë, shulicë, lloz, reze, direk, tredhës, vig, shulak, rrapashyt, stërhell, zdap, llajkë, llozkar, mandall, navig, ngujore, pallangë, pallë, panxhë, drang, derven.
♦ Hyri shul e doli lloz (shkoi shul e erdhi lloz) (dikush) tall. nuk mësoi asgjë, s’përfitoi fare nga një mësim a nga një pësim, nuk mori asgjë nga një përvojë; mbeti i pagdhendur e i paditur siç ishte; si hyri doli; si vajti erdhi. I mbyll dymbëdhjetë *dyer me një shul (dikush). *Pushkë pa shul mospërf. I vuri shulin. 1. (dikujt) Ia hoqi fuqinë a mundësinë për të bërë diçka, duke e detyruar a duke e shtrënguar që të mos veprojë, e bëri të pafuqishëm. 2. (diçkaje) E mbylli përfundimisht, i dha fund; i vuri llozin; i vuri kapak (kapakun).
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë