Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
SHUK vep., ~A, ~UR kal. 1. Mbledh a bëj shuk diçka; e shtyp, e mbështjell pa rregull, duke e zhubrosur (për rrobat); e ngjesh mirë; shukat, shukos. Shuk paketën me cigare. I shukën rrobat. E shuku fustanin.
2. E rrah dikë. E shuku mirë brumin. E shuku me dru e rrahu mirë.
3. Hedh me forcë diçka përtokë a pas një sendi tjetër të fortë; përplas. E shuku topin. Ua shuku kokat. E shuku pas derës (pas murit).
4. E përplas dikë a e trondit një mjet udhëtimi. Na shuku makina. Na shuku zorrët.
5. Bëj dikë të heshtë. E shuka se na lodhi kokën duke folur shumë.
6. Shuaj, fik. Shuk zjarrin.
7. fig. Ul, shuaj. - Shuke zërin!
✱Sin.: shukat, shukos, rrudh, zhubros, mbledh, shtyp, ngjesh, mbështjell, përplas, përtroll, përtrollis, shakullis, troshit.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë