Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
DORËZ/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. Ia jap dikujt në dorë diçka, ia vë përpara për ta marrë, për ta përdorur etj., ia lë në dorë; kthej atje ku duhet një gjë që s’është imja; jap. Dorëzoi letrat (ftesën, gazetën, dokumentet). Gjeti një kuletë me të holla dhe e dorëzoi tek i zoti. Dorëzoi librin në bibliotekë. Mos e dorëzo dyfekun nga gryka. (fj. u.).
2. Ia jap një tjetri dikë në dorëzim; e lë dikë a diçka nën zotërimin ose në mëshirën e një tjetri; ia lë në dorë a ia besoj dikujt një punë që ta vazhdojë e të përgjigjet për të. Ia dorëzoi fëmijët të vëllait. I dorëzuan të plagosurit në spital. Ia dorëzoi klasën një mësueseje me përvojë. Ia dorëzoi detyrën drejtorit të ri. Ia dorëzuan punën ndërresës së dytë. Nuk i dorëzoi shokët. Nuk ia dorëzoi armikut. E dorëzojnë në magazinë.
3. Përfundoj një punë dhe ia jap dikujt tjetër për ta vijuar, për ta gjykuar, për ta përpunuar etj.; arrij të kryej, bëj, përfundoj një detyrë. Dorëzuan një ndërtesë të re. Dorëzoi një punim (një vepër) për botim. E dorëzuan në kohë (në afat, para kohe).
4. I jap dikujt një diplomë, një vlerësim, një çmim, një medalje etj. I dorëzoi çmimin (certifikatën e mirënjohjes). U dorëzoi diplomat (medaljet, urdhrat).
5. fet. Shuguroj. E dorëzoi prift.
✱Sin.: jap, thyej, mposht, bie, lë, besoj, lëshoj, nënshtroj, përul, tërheq, shkreh, shuguroj.
♦ I dorëzoi (i dha, i hodhi, i lëshoi) armët (dikush). Dorëzoi *çelësat (dikush). Ia dorëzoj (ia lë) *stafetën (dikujt) libr.
KONSAKR/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR fet., libr., kal. Shuguroj; shenjtëroj.
PËRSHENJTËR/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR përf., kal. Shuguroj. Përshenjtëruan kishën.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë