Fjalori

Rezultate në përkufizime për “shugatem”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

HESHT

HESHT jovep., ~A, ~UR jokal. 1. Pushojfoluri, nuk flas më; nuk nxjerr asnjënga goja; nuk bëj asnjë zhurmë, nuk nxjerr asnjë tingull. Heshti për pak kohë (një copë herë). Ata e pyesnin, ai heshtte. Hesht, mos qaj! S'ka heshtur kurrë. Kush nuk di të heshtë, nuk di edheflasë. fj. u.
2. vet. v. III Ndërpret punën a nuk lëviz më; pushon, nuk ndihet më (zakonisht për mjete e sendetjerabëjnë zhurmë ose nxjerrin tinguj). Makineritë (tezgjahët) nuk heshtin asnjë çast. Heshti ora. Heshti radioja. Heshti artileria (mitralozi). Pylli heshtte. Shiu heshti.
3. E mbajfshehtë diçka, nuk tregoj për një gjë që e di, nuk e nxjerr atë që di. Hesht, mos trego! Ai ka heshtur për gjithçka. Ata heshtën përpara torturave.
4. fig. Nuk i them hapur; qartë ose saktësisht mendimet; nuk ngre zërin, nuk kundërshtoj. Njerëzheshtin kur shkelen ligjet. Tërë jetën ka heshtur ajo grua. Nuk duhetheshtim për këtë çështje.
5. Nuk japdhëna për dikë a për një çështje, nuk e përmend, nuk e zë në gojë, nuk tregoj qartë diçka; nuk kthej përgjigje. Agjencitë e lajmeve heshtin. Heshtin burimet arkivore. Ne i shkruanim letra, por ai heshtte.
Sin.: pushoj, ndërpres, shugatem, duroj, fsheh.

SHUGATEM

SHUGÁT/EM jovep., ~A (u), ~UR vetv. 1. vet. v. III Shuhet, fiket; fikatet; kund. ndizet. U shugat zjarri.
2. vet. v. III, fig. Zhduk diçka; shuhet. Iu shugat gëzimibuzë.
3. vet. v. III Kridhemheshtje, nuk nxjerr më zë; nuk pipëtij. U shugat gjithë mëhalla. U shugat shtëpia.
4. vet., fig. Shushatem, shastisem. Shugatem nga pleqëria.
5. pës. e SHUGÁT.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.