Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
FSHIKULL/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR 1. Qëlloj dikë a diçka me fshikull; e rrah fort me kamxhik. Fshikulloj kalin.
2. fig. I jap një goditje të fortë; qortoj ashpër dikë ose kritikoj fort diçka. Fshikulloj të metat (shfaqjet e huaja).
✱Sin.: fshik, frushkulloj, vishkulloj, vrushkulloj, shufroj, frëngëlloj, qëlloj.
SHUFR/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. Thur diçka me shufra. Shufroj një thurimë. Shufroj gardhin (një kosh).
2. Shtroj shufrat a dërrasat e çatisë. Shufroj çatinë.
3. Rrah diçka me shufër, i bie me shufër; fshikulloj. Shufroj grurë (për ta shirë). Shufroj fasulet. - Mos e shufro ullirin!
4. fig. Fshikulloj dikë a diçka me fjalë (zakonisht një ves). Shufron politikanët.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë