Fjalori

Rezultate në përkufizime për “shtyhem”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

BËRRYLOHEM

BËRRYL/ÓHEM jovep., ~ÚA (u), ~ÚAR 1. vetv., vet. v. III Bën bërryl; kthehettrajtë bërryli. Matanë përroit rruga bërrylohet.
2. vetv. Shtyhem me bërryla. U bërryluan në sportelin e biletave.
3. fig., keq., vetv. Mënjanohem, bëj dredha; largohem me dredhi, iki tinëz.
4. pës. e BËRRYLÓJ.

INKURAJOHEM

INKURAJ/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR libr., pës. e INKURAJÓJ. Inkurajohem moralisht.
Sin.: nxitem, përkrahem, shtyhem.

NGARRASEM

NGARRÁS/EM jovep., ~A (u), ~UR vetv. 1. Shtyhem, rrasem, ngjishem. U ngarrasën për të hyrëstadium.
2. Ngutem, nxitoj. U ngarras që të mbërrinte i parishtëpi.
3. fig. Prekem lehtë nga një sëmundje, sëmurem kollaj. U ngarras nga një sëmundje e padëgjuar. Lehona ngarraset kollaj nga sëmundjet.

NGATËRROHEM

NGATËRR/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR 1. vetv., vet. v. III Mbështillen a ndërthurenmënyrëparregullt; koklavitet, ndërliket; kund. çngatërrohet, shkoklavitet. Ngatërrohen flokët. U ngatërrua filli (teli, spangoja).
2. vetv., vet. v. III Përzihen a bëhen bashkë gjërandryshme ose të largëta. U ngatërruan llogaritë. Ishin ngatërruar numrat e revistave (e gazetave). Iu ngatërruan shënimet. Listat zgjedhore janë ngatërruar. Na janë ngatërruar oraret.
3. vetv., Pengohem nëpër fijet e diçkaje, mbetem i lidhur a nuk mundlëviz lirisht. U ngatërruan nëpër tela (nëpër ferra, nëpër shkurre). U ngatërruan zogjtërrjetë (ndër leqe).
4. fig., vetv. Përzihem vetë a shtyhem ngatjerëtmarr pjesë në një punëpapëlqyer; hyjmarrëdhëniepadëshirueshme me dikë; përzihempunët e dikujt. U ngatërrua në një çështje (në një grindje). U ngatërrua në një konflikt (në një luftë). Nuk janë ngatërruarkontrabandë. U ngatërruan në një gjyq. Nuk ngatërrohem me ta nuk përzihempunët e tyre, s’duakem punë me ta.
5. vetv. Them diçka tjetërvendasajduhet, humbas fillin e mendimeve a të bisedës; e bëj diçkamënyrëgabuar, jo sipas rregullit a rendit. U ngatërruaprovim (në mësim). U ngatërruanumërim (në të folur). I ngatërrohen këmbët në të ecur.
6. vetv., vet. v. III Humbet qartësinë e rregullin, pështjellohet. ngatërrohen mendimet. Më ngatërrohet koka. Më ngatërrohen idetë (kujtimet).
7. vetv., Zihem a grindem me dikë. Ngatërrohen për hiçgjë. U ngatërruan keq. Ngatërrohem me kolegun e punës.
8. vetv., vet. v. III Bëhet diçka më e vështirë; dalin pengesa e vështirësireja në një punë etj.; ndërlikohet, koklavitet. U ngatërrua gjendja. Na janë ngatërruan punët keq.
9. pës. e NGATËRRÓJ.
Sin.: mbështillet, ndërthuret, gërshetohet, koklavitet, ndërliket, ndërlikohet, kokolepset, kërleshet, pështjellohet, shprishet, turbullohet, tutëlohet, çatallohet, ndërliksem, gatërrohen, shpupurishen, pleksem, mpleksem, tollovitem, përzihem, koklavitem, gabohem, zhyhem, trazohem, shpërmendem, shkartisem, pengohem, çakërdisem, çaprashitem, çatrafilohem, zihem, grindem.
U ngatërruan *fijet. Më ngatërrohet (më futet) nëpër *këmbë (dikush). U ngatërrua *lëmshi. U ngatërruan *penjtë.

NGITEM
NXITEM
PRAPËSOHEM
PËRPRAPSEM

PËRPRÁPS/EM jovep., ~A (u), ~UR 1. vetv. Prapësohem, zmbrapsem; shtyhem prapa.
2. pës. e PËRPRÁPS.

PËRSHTYHEM

►PËRSHTÝ/HEM jovep., ~VA (u), ~RË 1. vetv. Shtyhem.
2. pës. e PËRSHTÝJ.

RRËXOSEM

RRËXÓS/EM jovep., ~A (u), ~UR vetv. Mblidhem, shtyhemqoshe, në rrëzë. Ishte rrëxosur te muri.

SHES

SHES vep., SHÍTA, SHÍTUR kal. 1. Shkëmbej me dikë një mall a një send kundrejt pagesës me para; kund. blej. Shes mish (fruta, perime, ushqime etj.). Shiste libra. E shiti pallatin (shtëpinë, makinën). Shet lëndë ndërtimi. Klubi e shiti mbrojtësin kundrejt një shumekonsiderueshme. Shet me pakicë (me shumicë). E shiti për pak para. Shet me çmimulët (të lartë). E shet me lekë (me euro, me dollarë). I shiti me fitim (me humbje). Shesim me paradore (me kartë). Nuk e shet. Shetdyqan (market, kancelari). Shes bono thesari.
2. fig. Vë në shërbim të të tjerëve gjëra jomateriale, ide, mendime. Prona intelektuale nuk shitet. I shiti atij idenë për një projekt në atë fushë. Arti i tij shitet lehtë.
2. edhe fig., keq. Jap diçkakëmbim të përfitimit vetjak; tradhtoj dikë a diçka për përfitime materiale; e lejoj vetenkorruptohem, të shtyhem për të bërë diçkapandershme për përfitim. Shes atdheun (vendin, lirinë). Shes votën. Shiti nderin.
3. fig. keq. E paraqes ndryshe nga ç’është në të vërtetë dikë a diçka, me qëllim për t’ia hedhur dikujt, për ta mashtruar dikë. E shet veten si shkencëtar (të zotin, trim). E shet veten si dashamir (mik). - Shiti diku tjetër këto! gjej njerëztjerë që të të besojnë për këtothua, se ne nuk na gënjen dot!
4. keq. Ua japtjerëve si të mirë apo ua them gjoja si diçkamirë, të vlefshme për t’ua hedhur a për t’u dukur. Shettrasha thotë fjalëmëdha për t’u dukur, mburret. Shet gjepura (dokrra, pallavra përralla,) hiqet trim a i zoti paratjerëve. - Mos shit dëngla!
Sin.: tregtoj, jap, mbaj, lëshoj, qarkulloj, shkëmbej, tradhtoj.
Shet e blen (dikush) është njerijep e merr me të gjithë, është i hapur; mëson prejtjerëve. shet e të blen (dikush) është shumë i shkathët e dinak; bën me ty si të dojë, nuk të mbron, të trajton sipas interesit të vet, bën si i leverdis. Shet e nuk blen (dikush) flet vetë për t’u mbushur mendjentjerëve dhe nuk dëgjon fare se ç’thonë ata, u jep mësimtjerëve dhe nuk mëson asgjë prej tyre. Shet *dëngla (dikush) bised. Shet *gorrica (dikush) Shet *lëkurën (dikush) përb. Shet *mend (dikush). Shet *pallavra (dikush). Shet *përralladiell (dikush). Shet *pordhë (dikush) bised. tall. vulg. Shet (vret) *të rënda (dikush). Ia ka shitur shpirtin *shejtanit (dikush) keq. Shet (vret) *të trasha (dikush).

SHISHMOHEM

SHISHM/ÓHEM jovep. ~ÓVA (u), ~ÚAR 1. vetv. Jepem me tepri pas dikujt apo diçkaje. Është shishmuar pas duhanit.
2. vetv., fig. Shtyhem të më pëlqejë diçka, tundohem. Iu shishmuan paratë.
3. pës. e SHISHMÓJ.
Sin.: tundohem, pëlqehet, shijohet.

SHTYRJE

SHTÝRJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur shtyj dikë a diçka ose kur shtyhem. Shtyrja e afatit.
2. E shtyrë.

USTATEM

USTÁT/EM jovep., ~A (u), ~UR vetv. Zmbrapsem, shtyhem mbrapa.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.