Fjalori

Rezultate në përkufizime për “shtuposje”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

DUQATJE

DUQÁTJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur duqat; zënie me shtupa e vrimës së fuçisë, të lëfytit etj.
2. Mbledhja shuk e diçkaje. Duqatja e letrës (e leckës, e shamisë etj.).
3. Tejngopje; mbushje e barkut me ushqimtepërt.
Sin.: shtuposje, shukatje, zhulatje.

TAPINOSJE

TAPINÓSJ/E,~A f., krahin. Taposje, mbyllje me tapë, vulosje, shtuposje (shishesh). Procesi i tapinosjes së shisheve.

TAPOSJE

TAPÓSJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET Mbyllje a zënie me tapë. Taposja e shisheve. Taposja e pusit (e gypit). Makinë për taposje shishesh.
Sin.: vulosje, zënie, taposje, mbyllje, shtuposje, shtupim.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.