Fjalori

Rezultate në përkufizime për “shtupos”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

BUKOS

BUKÓS vep., ~A, ~UR kal. 1. Zë me leckë a me shtupë një vrimë, një të çarë etj., shtupos, mbyll. - Bukose mirë që të mos rrjedhë.
2. Bllokoj; ndërpres. Bloza e bukosi oxhakun. Bukos motorin.
3. fig. Ia mbyll gojën dikujt, e mbërthej me argumente, e bëj që të mos dijë si të përgjigjet. E bukosi gjatë debatit. - Mirë ta bëri që të bukosi! U përpoqënbukosnin mediat.

DUQAT

DUQÁT (DUQÁS) vep., ~A, ~UR kal. 1. Zë me shtupa (fuçinërrjedh etj.), shtupos. Duqat fuçinë e verës.
2. jokal. Ha ushqimin gati pa e përtypur, duke gëlltitur copamëdha, ha e s’ka të ngopur, e ka barkun pa brez. Duqati deri sa i doli për hundësh.

VULOS

VULÓS vep., ~A, ~UR kal. 1. Vërtetoj një dokument, një shkresë etj. duke i vënë vulën; i vë vulën; mbyll diçka me dyllë, me plumb etj., dhevulën mbi të; kund. zhvulos. Vulosi shkresën (dokumentin). Vulosi derën (kasafortën). Ia vulosën çiften. E vulosi pakon (arkën) me dyllë (me plumb).
2. I vë një shenjë a një damkë, shënoj a damkos diçka. Vulosën pishat. Vulosën parcelën e pishave.
3. Mbyll diçka me tapë, me shtupë etj.; e zë mirë, që të mos marrë ajër, të mos rrjedhë etj.; zë. Vulos shishen (bucelën). Vulos veshët i zë veshët me pambuk.
4. fig. bised. I jap fund diçkaje, e përfundoj, i vë vulën, i vë kapak një pune; vendos përfundimisht për diçka. E vulosi punën.
5. fig. Njollos, damkos. E vulosi me turp. E vulosi me damkën e turpit.
6. Shënojmënyrëdukshme me vulë mbi produktet shtazore ose mbi ambalazhet e tyre pas kontrollit veterinar, që tregon lejen për konsumim ose moskonsumim të tyre. Vulosi mishin. Vulosi mbi ambalazhin e produkteve shtazore. Vulosi produktet shtazore.
Sin.: zë, shënoj, njolloj, damkoj, damkos, dyllos, mbaroj, përfundoj, vendos, mbyll, shtupos, tapos, kalpëtoj.
Vetë shkruan e vetë vulos (dikush).

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.