Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
LIMONASHTRÝDHËS/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Enë e vogël si kupë, që ka në mes një të dalë të dhëmbëzuar, që përdoret për të shtrydhur limonë, portokallë etj.; shtrydhëse limonësh. Limonashtrydhëse qelqi.
TÓR/K,~KU m. sh. ~QE, ~QET 1. Dërrasë e madhe dhe e trashë në mullirin e vajit, që shërben për të shtypur ullinjtë; shkelës ulliri. Torku i mullirit të vajit.
2. Enë druri në trajtë govate, ku vihet rrushi për t’u shtypur; govatë për të shtypur rrush; shtrydhëse, shkelës rrushi. Tork i madh (i vogël).
3. Trung druri i gërryer përbrenda, që shërben për të mbajtur misër. E hidhnin (e ruanin) misrin në tork.
4. fig. Barkalaq, barkmadh, mullëmadh. Edhe pse i ri, është bërë si tork.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë