Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
RÉT/ËR,~RA f. sh. ~RA, ~RAT 1. Gjalmë i dredhur prej lëkure, që përdoret për të thurur anash opingat ose për t’i lidhur; dredhë e lëkurtë. Retër lëkure. Retrat e opingave. Opinga me retra. Lidh retrat.
2. Rrip i hollë e i gjatë prej leshi, prej liri a prej pambuku, që përdoret për të lidhur foshnjën në djep; dizgje të holla.
✱Sin.: dredhë, përqarkje, lak, tojë, shtruf, avermë, zjerrçë, ndrizë.
♦U bë retra (diçka) shih u bë fërtele (diçka). M’u bë retër (dikush) shih m’u bë ferrë (dikush). E bëri retra. 1. (diçka). E copëtoi krejt, e bëri fije-fije; e grisi krejt; e bëri fërtele; e bëri copë (copë e çikë, copë e thërrime)1. 2. (dikë). E shpartalloi përfundimisht, e shkatërroi; e bëri fërtele. Ia mblodhi (ia shtrëngoi) retrat (dikujt) shih ia mblodhi (ia shtrëngoi) rripat (rripin) (dikujt).
TËRKÚZ/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Litar i bërë zakonisht me lesh dhie; konop. Tërkuzë e trashë (e hollë). E lidhi barrën me tërkuzë. S’ngulet tërkuza në tokë. (fj. u.) është e pamundur të bëhet diçka. Një tërkuzë kali larg rreth 15-16 m.
2. Kapistër e kalit. I vuri tërkuzën kalit. E tërhiqte nga tërkuza. E tërhiqte për tërkuze.
✱Sin.: litar, konop, pallamar, ballamar, pallasartë, cimë, galc, pliq, shtruf, kapistër, kapistall, i gjatë.
♦ U bë tërkuzë (litar) (diçka) u zgjat shumë e pa nevojë (një punë, një bisedë etj.); u bë legjendë libr.; u bë histori. E bëri tërkuzë (litar) (diçka) e zgjati shumë dikush e pa nevojë (një punë, një bisedë etj.), e tori, e stërzgjati; e bëri gjalmë; e bëri legjendë libr.; e drodhi (e përdrodhi) fjalën; i tjerr fjalët (dikush).
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë