Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
NËNKË́MBËZ,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Pengesë për ta rrëzuar dikë, duke i vënë këmbën përpara ose duke ia futur në mes të këmbëve të tij. I vuri nënkëmbëzën. I shtiu (i futi) nënkëmbëzën kundërshtarit (në futboll).
2. fig. Dredhi për të penguar, për të ngatërruar a për të dëmtuar dikë. I vënë nënkëmbëzën njëri-tjetrit. E ka zakon të vërë nënkëmbëza.
3. Secila nga të dy dërrasat e vegjës që shkelen herë njëra, herë tjetra gjatë endjes së pëlhurës. Iu prishën nënkëmbëzat tezgjahut.
4. Vend i ngritur pak ose mbulesë e shtruar para një froni për të vënë këmbët mbi të. Fronet me nënkëmbëza të kuqe.
5. Shputë e çorapeve. I ishin grisur nënkëmbëzat.
✱Sin.: nënkëmbëz, pengesë, stërkëmbës, pengë, këmbëz, këmbestër, dërrasë, dalëz, mbulesë, shtrojsë, dredhi, shputë.
SHTRÓJS/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Lëkurë deleje a dhie, e tharë, që shtrohet përdhe për të ndenjur mbi të; postiqe. Shtrojsë dhie (deleje). Rri në shtrojsë.
2. Rrobë e trashë që shtrohet para derës së shtëpisë për të fshirë këmbët kur hyjmë brenda. Fshij këpucët në shtrojsë.
3. Tjegulla që shtrohet në çati me shpinë nga poshtë.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë