Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
►KARGATÍS/EM jovep., ~A (u), ~UR 1. vetv. Ndehem a mbështetem pas dikujt a pas diçkaje Kargatisem pas murit.
2. vetv. Shtriqem; ndehem diku. Pas punës së lodhshme u kargatis në divan (në shtrat).
3. edhe fig., vetv., kryes. v. III Pezmatohet a acarohet një plagë, një gjendje a një situatë etj. Kargatiset plaga (sëmundja).
4. pës. e KARGATÍS.
✱Sin.: ndehem, tendosem, shtriqem, mahiset, pezmatohet, acarohet.
►NDÉ/HEM jovep., ~VA (u), ~RË 1. vetv. Shtrihem sa gjatë, gjerë. U nde në shtrat. U nde pranë zjarrit. U nde përtokë.
2. fig., vetv., vet. v. III Përhapet e mbulon diçka; bie. Po ndeheshin hijet e para të muzgut. U nde mjegulla (tymi). U nde nata (errësira). U nde një heshtje e plotë. Në sytë e saj ndehej një tis pikëllimi.
3. vetv., vet. v. III Tendoset. Iu nde fytyra. Ndehet si hark.
4. vetv. I vihem nga pas, e ndjek me vrap; i qepem. Iu ndenë qentë. Iu ndenë malit. Iu nde e s’iu nda.
5. pës. e NDEJ.
✱Sin.: shtëllitem, ngrihem, zgjatem, nderem, shtriqem, shtrihem, përhapet, mbulon, bie, ashpërsohet, acarohet, tendoset, ndjek, qepem, vihem.
►SHKOKËRDH/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR 1. vetv. Këputem në mes duke mbajtur në shpinë pesha të rënda, këputem nga një punë e rëndë; lodhem, zgërlaqem; kund. çlodhem. U shkokërdhua duke mbajtur gurë. Shkokërdhoheshin duke punuar.
2. vetv. Shtriqem. Shkokërdhohej në krevat.
3. pës. e SHKOKËRDHÓJ.
✱Sin.: lodhem, zgërlaqem, rraskapitem.
►SHTRÍ/HEM jovep., ~VA (u), ~RË vetv. 1. vetv. E ndej trupin mbi diçka, mbështetem sa gjatë gjerë mbi diçka me gjymtyrë të ndera; bie në shtrat a në një vend tjetër për të fjetur a për t'u çlodhur. Shtrihem në bar (në kashtë, në rërë, në tokë). Shtrihem në shtrat (në dyshek, në kolltuk, në shilte). Shtriheshin hijeve. U shtri poshtë makinës. Shtrihem përmbys (në shpinë, barkas). Nuk shtrihem në drekë. Shtrihu pak të çlodhesh! Shko shtrihu!
2. vetv., vet. v. III Zë një hapësirë a një sipërfaqe të caktuar, ndodhet, gjendet, hapet. Shqipëria shtrihet buzë Adriatikut dhe Jonit. Myzeqeja shtrihet nga Shkumbini deri në Vjosë. Labëria shtrihet në një zonë malore. Arat shtriheshin buzë lumit. Përpara nesh shtrihej qyteti (deti, një fushë e gjerë).
3. edhe fig., vetv., vet. v. III Përhapet duke mbuluar një hapësirë a një sipërfaqe të gjerë; e zmadhon sipërfaqen e vet, fryhet (për detin, liqenin, kënetën, lumin). Mjegulla po shtrihej mbi tokë. Nata (terri) po shtrihej mbi fshat. Prapë u shtri deti (liqeni, lumi).
4. vetv. Gjendem i rënë e i nderë përdhe, gjendem i vdekur përdhe. Më tej shtriheshin pesë të vrarë.
5. vetv., vet. v. III Zgjatet a shkon në një drejtim të caktuar ose drejt diçkaje. Shinat do të shtrihen drejt Vlorës. Shtrihet në gjerësi e në thellësi. Kanali shtrihej drejt detit. Shtrihet nga jugu në Veri (nga lindja në perëndim).
6. vetv., vet. v. III Zgjerohet, merr përpjesëtime më të mëdha; përhapet (në një hapësirë më të madhe, në shumë objekte, fusha studimi e veprimtarie). Korrja e grurit (vjelja e duhanit) është shtrirë në të gjithë rrethin. Garat u shtrinë në të gjitha fabrikat. Arsimi 8-vjeçar është shtrirë në të gjithë vendin. Është shtrirë shumë rrjeti elektrik (rrjeti tregtar). Veprimtaria e tij shtrihej në shumë fusha. Është shtrirë shumë ai po merret njëkohësisht me shumë gjëra.
7. vetv., vet. v. III Vepron a ushtron veprimin e vet; zbatohet. Në vendet ku shtrihej sundimi kolonial (ndikimi i huaj). Kontrolli i cilësisë shtrihet mbi...
8. vetv., vet. v. III Shpërndahet brenda një periudhe kohe të caktuar; shkon nga një cak deri në një cak tjetër kohor. Shtrihet në kohë. Lëndë mësimore që shtrihen në dy vjet. Shtrihet nga mesjeta deri në kohën e re.
9. vetv. Shtriqem, shtrij trupin e gjymtyrët. Ç’ke që shtrihesh ?
10. pës. e SHTRIJ.
►TENDÓS/EM jovep., ~A (u), ~UR 1. vetv., kryes. v. III Hapet, nuk rri e mbledhur; ndehet mirë, rri e shtrirë a e tërhequr mirë, nuk rri e lëshuar a e lirshme; kund. shtendosem, lirohem. Tendoset mirë. Tendosen muskujt.
2. fig., vetv. Vë të gjitha forcat, mbledh të gjitha fuqitë për të bërë diçka; shtriqem; kund. shtendosem, tkurrem. Me t’u zgjuar, u tendos i tëri. Tendosen telat (litarët).
3. pës., vet. v. III e TENDÓS.
✱Sin.: hapet, ndehem, shtrihem, shtriqem.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë