Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
KARGATÍS vep., ~A, ~UR kal. 1. Shtrij, tendos a ndej një tel, një mbulesë, tapet etj., duke e tërhequr a duke e hapur mirë. Kargatis telin (tapetin).
2. edhe fig. Shtriq trupin, krahët e këmbët. Kargatis trupin (krahët, këmbët).
3. edhe fig. Mahis, shkaktoj pezmatimin ose acarimin e një plage, të një situate etj.; acaroj. Kargatisi plagën. Kargatis gjendjen (situatën).
✱Sin.: tendos, ndej, zgjat, mahis, acaroj.
NDE/J vep., ~VA, ~RË kal. 1. Hap dhe shtrij një rrobë ose diçka tjetër për t’u tharë në ajër. Ndej këmishën (çarçafët). Ndej rrobat në tel. I ndeu lëkurët në diell. I ndeu fiqtë për t’i tharë.
2. Hap derisa të shtrihet një gjymtyrë ose një pjesë të trupit, zgjat. Ndej dorën. I ndeu këmbët (krahët) para oxhakut.
3. Ngreh, tendos. Ndej telin. Ndej tendën.
4. fig. Tendos. Ndej të gjitha forcat.
✱Sin.: hap, shtrij, shtëllij, nder, shtëllis, ndez, var, zgjas, ashpërsoj, acaroj, ngreh, tendos, shtriq, shtroj.
♦ I ndeu (i ngriti) *këmbët (dikush) mospërf. I ndej dorën (dikujt) i lyp, i kërkoj me të lutur.
PËRGJÚMSHËM ndajf. Përgjumësh. U shtriq (hapi gojën) përgjumshëm. Foli si përgjumshëm.
TËRTHOR/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. Tërthorzoj, i bie tërthor. Tërthoroi qytetin. Lumi tërthoron pyllin.
2. Shtrij, përhap (degët një pemë). Pemët që tërthorojnë degët, duhen krasitur.
3. Shtriq, shtrij, ndej gjymtyrët. Mos i tërthoro këmbët se na pengon.
4. fig. Dredhoj, nuk e them drejt diçka; i bëj bisht. Mos e tërthoro fjalën.
✱Sin.: shtrij, shtriq, përhap, ndej, dredhoj, bishtnoj.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë