Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
PADREJTËSÍ,~A f. sh. ~, ~TË 1. vet. nj. Të qenët i padrejtë; kund. drejtësi. Gjykonte (vepronte, punonte) me padrejtësi.
2. Veprim, sjellje a diçka tjetër e padrejtë, vendim a qëndrim në kundërshtim me të drejtën; kund. drejtësi. Padrejtësi e madhe. Padrejtësitë shoqërore. Padrejtësi e hapur. Bënin shumë padrejtësi.
3. Gjendja kur mungon drejtësia shoqërore; kund. drejtësi. Mbretëronte padrejtësia. U ngritën kundër padrejtësive.
✱Sin.: e padrejtë, anësi, shkelje, e keqe, shtrembëri, mujshi, zullum.
PAUDHËSÍ,~A f. sh. ~, ~TË 1. Të qenët i paudhë, vetia e një njeriu të paudhë.
2. Diçka e keqe, e parregullt, e padrejtë a e palejueshme, diçka që s’është e udhës, veprim a sjellje prej të paudhi; punë e prapë, prapësi. Ç’paudhësi! S’ka bërë ndonjë paudhësi. E shtynte për paudhësi.
✱Sin.: i prapësi, djallëzi, të paudha, prapësi, shtrembëri.
SHTREMBËRÍ,~A f. sh. ~, ~TË 1. Të qenët jo i ndershëm e jo i drejtë, të qenët hileqar; të qenët i shtrembër. U kishte hyrë në shpirt shtrembëria. Kishte zënë udhën e shtrembërisë. Punonte pa shtrembëri.
2. Veprim jo i drejtë, punë e shtrembër, paudhësi; padrejtësi; hile. Ndreqi një shtrembëri. Kishte bërë shumë paudhësi e shtrembëri. Nuk i pëlqenin shtrembëritë.
SHTREMBËSÍ,~A f. sh. ~, ~TË Shtrembëri. Bën shtrembësi.
SHTREMBËSÍR/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT mospërf. 1. Diçka e shtrembër a e shformuar; diçka e vjetruar dhe e shkatërruar. Kishin mbetur ca shtrembësira.
2. Shtrembëri. Bënte shtrembësira.
3. bised. Njeri shtrembanik e i shëmtuar.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë