Fjalori

Rezultate në përkufizime për “shtonë”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

GJIRIZ

GJIRÍZ,~I m. sh. ~E, ~ET 1. bised. Kanal i mbuluar, ku rrjedhin ujërat e zeza; gropa e ujëravezeza. Ujë gjirizesh. Pastrimi i gjirizeve.
2. Kanal i ngushtë kullues, i mbuluar me pllaka guri. Gjirizet e arës.
3. keq. Mjedis i ndyrë e i dyshimtë ku zë vend krimi.
Sin.: llagëm, shtonë, hendek.
*Mi gjirizesh shar.

LLAGËM

LLAGË́́M,~I m. sh. ~E, ~ET, bised. 1. Kanal i nëndheshëm për ujërat e zeza, për të kulluar ujin e arave a për t’u futur në një vendfshehtë për t’u mbrojtur. Llagëmi i shtëpisë. Llagëmet e qytetit. Llagëmi i arave.
2. Gropë e gjatë dhe e ngushtë nën dhe a në një shkëmb, që mbushet me lëndë plasëse për shpërthim. Hap llagëme. Bënë llagëme.
3. E thelluarlëkurë, vijë, rrudhë. Llagëmetfaqe e tregonin shumëplakur.
Sin.: gjiriz, kanal, hendek, shtonë, llogore.

LUG

LU/G,~ GU m. sh. ~GJE, ~GJET 1. Copë e gjatë druri a guri, e gërryer dhe e bërë si govatë për t'u dhënë ujë a ushqim kafshëve; koritë; mjet i tillëpërdoret për të mbajtur a për të përpunuar diçka. Lug i gurtë (i drunjtë). Lug guri (druri). Lugu i bagëtive (i derrave, i pulave). Lug rrushi.
2. Ulluk prej druri, prej teneqeje etj. nëpërcilin rrjedhin ujërat. Lug druri (dërrase, llamarine). Lugu i kroit (i çezmës). Lugu i mullirit (i dërstilës). Lugu i ujit. Lug për të ujitur arat.
3. E thelluar për së gjati në një dru ose në një gur; hapësirë a vrimë e madhe për së gjati një sendi, nëpërcilën kalon diçka. Lugu i oxhakut. I bëri një lug.
4. Pjesa e thelluar për së gjati qafës ose boshtitkurrizit te njeriu; e thelluar a gropë në një pjesëtrupit. Lugu i qafës (i shpinës, i kurrizit). Lugu i gjoksit. Lugu i dorës (i këmbës). Lugu i zemrës gropa e vogëlështë ndërmjet barkut dhe kraharorit.
5. Luginë e vogël, nëpërcilën zakonisht kalon një rrjedhë uji, lugore; luginë. Lugjet e Verdha (top.). Kulloste bagëtitë nëpër lugje.
6. Pjesë e ulët në një livadh, në një arë etj., që duket si hulli; shtegborëështë rrahur ngaecurit. Lugu i arës (i livadhit). Lugu i borës.
Sin.: ujore, koritë, therkë, shtonë, trung, ulluk, skorec, luginë, lugore, shtrat, zdërlug, dhes, shteg.
E futi për lug të mullirit (dikë) shih e vuri me shpatulla pas murit (dikë). S’i mban lugu ujë (dikujt) ështëgjendjekeqe ekonomike; nuk i ka punëtvijë, nuk di nga t’ia mbajë; iu lag (iu qull) eshka. I ka rrjedhur lugu (dikujt) ka pasurimadhe, ka të ardhuramira e bollëk; i ka vajtur çdo gjë mbarë; i ka rrjedhur lumi.vjen uji në lug shkon gjithçka mbarë, më ecin punët si dua vetë.

SHTONË

SHTÓN/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Llagëm; gjiriz; vijë uji nën dhe. Hapi shtona. Bëri një shtonë.
2. Kanal, vijë uji, lug.
3. Vend ku buron e mblidhet ujë. Piu ujë në një shtonë.
4. krahin. Sqoll.

SQOLL

SQÓLL,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Vend i posaçëm në një skajkuzhinës a në një cep tjetërshtëpisë, në trajtë të një lugungritur, ku lahen enët, duart etj. Sqollin prej guri e kishinoborr. Pasi i lau enët, gruaja i vuri enëtsqoll dhe i mbuloi me një garzëbardhë. Nuk kishin ndërtuar ende një sqoll në atë shtëpi.
2. Dritare e verbër ku mbahen bucelat e ujit. I kishin rreshtuar bucelat pranë sqollit, disa me ujë e disa me verë. Çohu merre pak ujin te sqollikuzhinë!
Sin.: lajtore, enëlarëse, trapazan, shtonë, abdeshane.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.