Fjalori

Rezultate në përkufizime për “shtojzovalle”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

PERRI

PERRÍ,~A f. sh. ~, ~TË 1. mit. Figurë e besimeve popullore, që përfytyrohej si një vajzë shumë e bukur; hyri.
2. mit. Xhind.
3. fig. Vajzë a grua shumë e bukur. U martua me një perri. E bukur si perri, mendtë firifi. (fj. u.).
Sin.: hyri, xhinde, shtojzovalle, e bukur, bukuroshe, buklore.

RRESHTMIRË

RRESHTMÍR/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT mit. Shtojzovalle, zanë. Vinin rreshtmirat dhe e vizitonin.

SHTOJZORRESHTA

SHTOJZORRÉSHTA,~T f. vet. sh., mit. Shtojzovalle.

SHTOJZOVALLE

SHTOJZOVÁLL/E,~JA f. sh. ~E, ~ET 1 mit. Figurapërrallave e të këngëve popullore, që përfytyrohen si vajza shumëbukura e me fuqimbinatyrshme, të cilat jetojnëbjeshkë e në pyjedendura dhe e kalojnë kohën me këngë e me valle. E bukur si shtojzovalle.
2. fig. Vajzë shumë e bukur. E ka nusen shtojzovalle.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.