Fjalori

Rezultate në përkufizime për “shtjellje”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

SHQIPËLLIM

SHQIPËLLÍM,~I m. sh. ~E, ~ET Veprimi kur themi diçka qartë e kuptueshëm; shpjegim, shtjellim. Shqipëllim i qartë. I dha një shqipëllim.

Sin.: shpjegim, shtjellim, zbërthim, shtjellje, zhdrivillim.

SHTJELLJE

SHTJÉLLJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET I. Veprimi kur shtjell diçka ose kur shtjellohet. Shtjellja e leshit.
2. Shtjellë. Shtjellje uji.

ÇMBËSHTJELLJE

ÇMBËSHTJÉLLJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET Veprimi kur çmbështjell diçka ose kur çmbështillem; kund. mbështjellje. Çmbështjellja e litarit (e perit, e fillit). Duhetfillojë çmbështjellja e fillit për sqarimin e çështjes. Mekanizmi automatik i çmbështjelljes.
Sin.: shtjellje, zbledhje, zbulim, zhveshje, çmbledhje, çmpleksje.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.