Fjalori

Rezultate në përkufizime për “shtizar”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

ASHTAR

ASHTÁR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Ai që lufton me ashtë, me shtizë, kalorës luftarak me ashtë.
Sin.: heshtar, shtizar, shtizëmbajtës.

HESHTAR

HESHTÁR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT hist. Luftëtar a kalorës i armatosur me heshtë, ai që luftonte me heshtë, shtizar. Heshtarët e Skënderbeut. Sulmi i heshtarëve.
Sin.: heshtmbajtës, shtizar, shtizor, shtizëmbajtës.

HESHTËMBAJTËS

HESHTËMBÁJTËS,~I m. sh. ~, ~IT hist. Heshtar, shtizar.
Sin.: shtizar, heshtar.

SHIGJETAR

SHIGJETÁR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT 1. hist. Luftëtar i specializuar për gjuajtje me shigjeta e me hark, harkëtar. Ishte pajtuar si shigjetar. Grupi i shigjetarëve.
2. Ai që di të qëllojë mirë me shigjetë. Shigjetar i zoti.
3. astrol. Një nga dymbëdhjetë yllësitë e zodiakut; shenjë e horoskopit për të lindurit nga 22 nëntori deri më 21 dhjetor. Ishte shenja e shigjetarit. Horoskopi i shigjetarit.
Sin.: harkëtar, harkmbajtës, harkëtor, shtizar.

SHTIZOR

SHTIZÓR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT hist. Shtizar, heshtar.

SHTIZËMBAJTËS

SHTIZËMBÁJTËS,~I m. sh. ~, ~IT hist. Shtizar, heshtar.

USHTËMBAJTËS

USHTËMBÁJTËS,~I m. sh. ~, ~IT hist. Luftëtariluftonte me ushtë.
Sin.: ushtëtar, heshtar, shtizar.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.