Fjalori

Rezultate në përkufizime për “shtihem”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

ARGJAVISEM

ARGJAVÍS/EM jovep., ~A (u), ~UAR vetv., krahin. Shtirem sikur jam i sëmurë për t’i ikur punës ose detyrimevendryshme U argjavis sa mori vesh se duhetecëkëmbë. Mos u argjavis!
Sin.: shtirem, shtihem, shtihohem, shtinjatem, hiqem, mbahem.

DIATEZË
GJUVENDISEM

GJUVENDÍS/EM jovep., ~A (u), ~UR vetv. Jepem a shtihem fort pas diçkaje.

JEPEM

JÉP/EM jovep., DHÁSHË (u), DHË́NË 1. vetv. Më tërheq shumë dikush a diçka, e dua shumë, më rrëmben; i kushtohem me zell një gjëje, kam dëshirëzjarrtëmerrem me diçka; e lëshoj veten pas diçkaje, më është bërë ves diçka. Jepem pas nënës (pas familjes, pas fëmijëve, pas shoqërisë). Jepem pas punës (pas librave, pas muzikës, pas pikturës, pas sportit...). Është dhënë pas shkencës. Ishte dhënë pas pijes (pas rakisë, pas lojës, pas kumarit, pas qejfeve). Ishte dhënë pas lekut. U dha plotësisht (i tëri, me mish e me shpirt).
2. fig., vetv. Thyhem përpara vështirësive, përpara kundërshtarit etj. dhe tërhiqem, nuk i bëj dot ballë dikujt a diçkaje, e lëshoj veten, dorëzohem; i bie dikujtdorë, i dorëzohem. Vendi (qyteti, fshati, kështjella) nuk u dha. S’jepem i gjallë. Iu dha kokë e këmbë. Jepet shpejt (lehtë).
3. njëvet. (me një trajtëshkurtërpëremrit vetor në r. dhanore). Kam prirjeveçantë për të bërë një gjë, kam aftësi për të kuptuar mirë dhe shpejt diçka, më vjen ndoresh; më shkon menjëherëmendje, më vete mendja aty për aty si t’ia bëj, si ta zgjidh shpejt diçka. I jepet për çdo gjë. S’i jepet për muzikë. Si t’u dha? S’m’u dha t’i përgjigjesha (t’i flisja, ta lajmëroja).
4. vetv., kryes. v. III. Dukem, dal menjëherë, shfaqem papritur. U dhanë vullnetarët. U dhanëgjithë. U dha kamioni te kthesa. U dha dita (mëngjesi). U dhaderë.
5. vetv., vet. v. III Përkulet, lakohet, epet. Jepet teli (purteka). Jepen majat e plepave.
6. pës., vet. v. III e JAP. I jepet rëndësi vlerësohet. S’i jepet besë nuk i besohet. U dha një darkë (një pritje). Jepen lajmet. U jepet ndihmë. M’u dha rasti m’u dha mundësia bëja diçka. Jepej me qira. Jepen me shumicë (me pakicë).
Sin.: nepem, epem, dorëzohem, nënshtrohem, mposhtem, bie, përkushtohem, apasionohem, shtihem, prirem, dukem, shfaqem, lidhem, përkulet, lakohet, epet.

SHTINJATEM

SHTINJÁT/EM jovep., ~A (u), ~UR vetv. Shtihem, shtirem.

SHTIREM

SHTÍR/EM jovep., ~A (u), ~UR vetv. E paraqit veten ndryshe nga ç’jam a bëj sikur jam në një gjendje tjetër për të mashtruartjerët, për të përfituar diçka etj., shtihem, hiqem, mbahem si... Shtirej (si) mik. Shtirej (si) trim. Shtirej si i marrë (si budalla, si i sëmurë). Shtirej si burrë i mirë. Shtiret sikur fle (sikur nuk sheh, sikur nuk dëgjon). Shtiret sikur nuk do (nuk ia ka qejfi). Dhelpra shtirej si e ngordhur.

VARROSEM

VARRÓS/EM jovep., ~A (u), ~UR 1. vetv. Shtihemvarr. Ai u varros pa lënë asnjë kujtim pas vetes. Ajo u varros dhe u një me dheun.
2. fig., vetv., vet. v. III Përmbyset; groposet; flaket tutje përgjithmonë (një sistem, e vjetra etj.). U varros e vjetra, për t’i hapur rrugënresë.
3. pës. e VARRÓS.
Sin.: gropohem, kallem.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.