Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
DËSHTÁK,~E mb. 1. Që ka lindur para kohe i vdekur (për fëmijë) a i ngordhur (për pjellën e kafshëve), i dështuar; shtiak, shtatanik. Djalë dështak. Vajzë dështake. Pjellë dështake.
2. I dobët nga trupi, ligaç (për fëmijë); i pazhvilluar a i papjekur mirë; i dobët (për bimë). Fëmijë dështak. Mollë dështake. Degë dështake. Fidan dështak.
3. fig. Që është paracaktuar të dështojë; i dështuar. Përpjekje dështake. Plan dështak.
4. si em. m. e f. Sipas kuptimeve të mbiemrit. - Një copë dështak është! Romani “Dështaku”.
✱Sin.: i dështuar, shtijak, shtatanik, shëndetlig, i dobët.
DËSHTÚAR (i, e) mb. 1. Që ka lindur i vdekur para kohe (për foshnjën); që është pjellë i ngordhur para kohe (për pjellën e kafshëve); i shtënë, dështak. Pjellë e dështuar.
2. I pazhvilluar a i papjekur mirë; i dobët (për bimët). Mollë e dështuar. Fidan i dështuar.
3. fig. Që nuk ia ka dalë dot në krye një pune a një veprimtarie, që nuk ia ka arritur qëllimit që kishte, që ka përfunduar keq në jetë. Njeri (brez) i dështuar.
4. fig. Që nuk ka pasur sukses, që nuk ka dalë i mbarë, i pasuksesshëm. Shfaqje e dështuar. Vepër letrare (artistike) e dështuar. Martesë e dështuar. Mbledhje e dështuar. Mision i dështuar.
✱Sin.: dështak, shtiak, i shtënë, i shtirë, i pasuksesshëm.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë