Fjalori

Rezultate në përkufizime për “shtetase”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

ANGLEZE

ANGLÉZ/E,~JA f. sh. ~E, ~ET 1. Banore vendëse e Anglisë ose ajo që e ka prejardhjen nga Anglia. Anglezja humaniste. Angleze e shquar si shkrimtare.
2. Shtetase e Britanisë së Madhe.

AUSTRO-HUNGAREZE

AUSTRO-HUNGARÉZ/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Banore a shtetase e Mbretërisë Austro-Hungareze.

BIZANTINE

BIZANTÍN/E,~IA f. sh. ~E, ~ET hist. Shtetase e Perandorisë mesjetare të Bizantit. Një bizantine nga Kostandinopoja.

EKSTRAKOMUNITARE

EKSTRAKOMUNITÁR/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Shtetase që nuk bën pjesëvendet e Bashkimit Evropian. Pasaporta e ekstrakomunitares. Gjyqi me ekstrakomunitaren.

HARAÇPAGUESE
HUAJ

HÚAJ,~A (e) m. sh. ~A, ~AT (të) 1. Ajo që ka lindur nga një tjetër, ajo që nuk është e barkut tim.
2. Ajoështë jashtë rrethit familjar ose miqësor, ajo që nuk bën pjesëkëtë rreth dhe që nuk e afron gjë me të; ai që nuk bën pjesë fare në një grup njerëzish, të cilët punojnë a janëlidhur bashkë, ai që është i jashtëm për ta. E huaja e dalloi menjëherë.
3. Ajoështë nga një vend a nga një shtet tjetër, pjesëtare e një popullsie tjetër, ajo që nuk është shtetase ose e atij vendi ku ndodhet. Një grup të huajash vizituan vendin tonë.

NËNSHTETASE

NËNSHTÉTAS/E,~JA f. sh. ~E, ~ET 1. Shtetase e një vendi që ka në krye një mbret a perandor. 2. vjet. Shtetase.

QYTETARE

QYTETÁR/E,~JA f. sh. ~E, ~ET1. Banore e qytetit, qytetase. Qytetaret e Korçës.
2. Pjesëtare e një shtetigëzondrejtat me ligj; shtetase. Qytetare e Shqipërisë.

SHTETASE

SHTÉTAS/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Ajo që i përket një shteti të caktuar (entiteti politik e juridik) dhe krahas detyrimeve, gëzon të gjitha të drejtat politike, civile e sociale. Martesë me një shtetase të huaj. Shtetase e Republikës së Shqipërisë. Ishte regjistruar si shtetase shqiptare.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.