Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
INDIVIDUÁL,~E mb. 1. Që është karakteristik për një njeri të vetëm, që e dallon një njeri nga të tjerët, që është vetëm për atë; Që ka të bëjë vetëm me një njeri, i veçantë për secilin. Cilësi (aftësi, veti, tipare) individuale. Jetë (botë, psikologji) individuale. Përgjegjësi individuale. Shfaqje individuale.
2. Që ka të bëjë me një njeri të vetëm; që i përket një njeriu, që e zotëron një njeri, që është pronë e një individi; që nuk është i përbashkët, që nuk është shtetëzuar, vetjak; kund. i përbashkët; kolektiv. Pronë (ekonomi) individuale. Kopsht individual.
3. Që është vetëm për një njeri; që bëhet ose që prodhohet nga një njeri i vetëm; i veçantë për secilin, që bëhet për secilin më vete. Punë (detyrë) individuale. Plan individual. Lojë (garë) individuale. Lexim (mësim, studim) individual. Ndihmë individuale. Pagë individuale. Klasifikimi individual për femra (për meshkuj). Në mënyrë individuale.
4. Që punon si individ. Bujk (zejtar, tregtar) individual.
✱Sin.: vetjak, vetmor, privat, personal.
NACIONALIZÚAR (i, e) mb. Që është nacionalizuar, që është shndërruar nga pronë private në pronë shtetërore, i shtetëzuar. Pronat e nacionalizuara.
SEKUESTRÚAR (i, e) mb. Që është sekuestruar. Aktivitet i sekuestruar. Mjete të sekuestruara. Hoteli i sekuestruar vazhdonte shërbimin.
✱Sin.: i konfiskuar, i shtetëzuar, i shpronësuar.
SHEKULLARIZÚAR (i, e) mb. 1. Që është liruar nga zotimet fetare duke u bërë laik, që nuk është nën ndikimin kishtar; kund. kishtar. Prift i shekullarizuar. Popull i shekullarizuar. Vlera të shekullarizuara.
2. Që ka kaluar nga pronë kishtare (zakonisht për institucione) në laike; i shtetëzuar. Institucion i shekullarizuar. Shkollë e shekullarizuar.
✱Sin.: laik, jofetar, profan, i shtetëzuar.
SHTETËZÚAR (i, e) mb. Që është bërë pronë e shtetit. Pronë e shtetëzuar. Asete të shtetëzuara. Banesë e shtetëzuar.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë