Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
PËRSHTÉRPJ/E,~A f. 1. Tredhje.
2. Shterpëzim.
STERILIZÍM,~I m., mjek. 1. Veprimi kur sterilizoj a sterilizohet; dëlirje nga bakteret ose mikroorganizmat. Sterilizimi i pajisjeve të sallës së operacionit bëhej pas çdo ndërhyrjeje. Sterilizimi ishte parakushti themelor për higjienën e pavijoneve. Sterilizimi bëhej në një temperaturë të lartë.
2. biol. Heqje e mundësisë për t'u riprodhuar. Sterilizimi i disa specieve. Sterilizimi me synim shfarosjen.
✱Sin.: pastrim, shterpëzim.
VARFËRÍM,~I m. 1. Veprimi kur varfëroj a varfërohem; kur diçka humbet vlefshmërinë a bëhet më pak i vlefshëm. Varfërimi i tokës. Varfërimi i rezervave ujore. Varfërimi i vendburimeve të naftës (të mineraleve).
2. Gjendja kur varfërohemi e biem në varfëri a bëhemi të varfër a më i varfër. Varfërimi i familjeve. Varfërimi i buxhetit. Varfërimi i ekonomisë.
✱Sin.: shkrëndim, shterpëzim, vobektësi.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë