Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
►MÉH/EM jovep., ~A (u), ~UR 1. vetv., vet. v. III Pakësohet diçka ca e nga ca derisa të mbetet shumë pak. Po na mehen ushqimet. S’i mehej buka (ushqimi). Riparimi i dëmtimeve nën ujë ishte gati i pamundur pa u mehur përsëri lumi verën e ardhshme.
2. vetv., vet. v. III Soset krejt, mbaron, shteron. U meh pusi (uji). S’mehet kurrë puna.
3. vetv., vet. v. III Ulet intensiteti, fuqia a vrulli i diçkaje pak e nga pak, bie derisa të ndërpritet, dobësohet ca e nga ca derisa të zhduket krejt. U meh gazi (zhurma). Nuk u meh gjallëria (vrulli, fuqia, sulmi). U meh puna ra puna. Era zuri të mehej. Zhurmat qenë mehur më në fund në shtëpi.
4. vetv. Mjaftohem. Nuk u mehe me ç’të kanë bërë? Në mos u mehe me atë, bëje edhe një herë tjetër.
5. pës. e MEH.
✱Sin.: mbarohet, shterohet, pakësohet, ndalohet, ulet, bie, dobësohet, ndërpritet, zhduket.
►SHFRÝH/EM jovep., ~VA (u), ~RË 1. vetv., vet. v. III Zvogëlohet nga vëllimi, i del ajri i ngjeshur që ka pasur. Tullumbacet e ditëlindjes u shfrynë. U shfry topi (goma). U shfry balloni. U shfry vetë. Topi u shpua dhe u shfry menjëherë. U shfry si flluskë sapuni i hiqet mbulesa e del me fytyrën e vërtetë, zbardhet një e vërtetë.
2. vetv. Më ulet a më ikën fare të ënjturit; çënjtem; kund. fryhem. M’u shfry këmba. Iu shfry faqja, pasi hoqi dhëmbin e infektuar.
3. vetv., vet. v. III Rritet vëllimi i ujit dhe del jashtë. U shfry liqeni. U shfry lumi e mori gjithçka para.
3. vetv., fig. Shfrehem me fjalë ndaj dikujt duke i folur rëndë, zbrazem duke ia nxjerrë inatin; shfryj. Iu shfry kot. Shfryhem në të. Shfryhet me të madhe.
5. vetv., vet. v. III, fig. Lehtësohet a shkon deri në sheshim diçka; shterohet, zhduket. Tensionet u shfrynë pas asaj ndërhyrjeje. U shfrynë të gjitha argumentet.
4. vet. v. III, pës. e SHFRYJ. Gomat u shfrynë nga një mekanik. U shfrynë normat nga ministri i ri. Dosja u shfry nga gjykatësi.
✱Sin.: zbrazem, shkarkohem, shfrehem, çënjtem.
►SÓS/EMI jovep., ~A (u), ~ÚR bised. 1. vetv., v. III. Merr fund diçka që përdoret, harxhohet etj., nuk mbetet më, mbarohet. Iu sos kripa (mielli, sheqeri). U sosën drutë. U sosën librat në dyqan. Po i sosen fuqitë. M’u sos fryma mezi marr frymë.
2. fig., vet. v. III Arrin diçka në pikën më të lartë sa s'mund të përmbahet më. Iu sos durimi.
3. vetv., vet. v. ІІI Plotësohet, përmbushet. Iu sos çdo dëshirë.
4. Arrij në një vend, sos. U sosën shpejt (me vonesë). U sosën mirë e bukur.
✱Sin.: përfundon, kryhet, merr fund, harxhohet, shter, shteron, mehet, shterohet.
♦ Iu sosën *bukët (dikujt) keq. Më soset *fryma. Më soset *jeta.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë