Fjalori

Rezultate në përkufizime për “shtendosur”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

LIRË

LÍRË (i, e) mb. 1.gëzon liri, që nuk është i pushtuar, i shtypur a i shfrytëzuar, që nuk është i robëruar; i pavarur; i çliruar. Popull i lirë. Vend (shtet) i lirë. Krahinë (zonë) e lirë. Qytetar i lirë. Jetë e lirë.
2. Që nuk është i burgosur, i internuar ose i arrestuar. Ishte i lirë.
3. Që ka të drejtën a mundësinëveprojë sipas dëshirës së vet; që sillet a vepronmënyrënatyrshme, pa druajtje e pa ndonjë shtrëngim. Njeri i lirë. Është i lirëbëjë si të dojë. E ndjen vetenlirëskenë.
4. është i lëshuar, që nuk mbahet i lidhur ose i mbyllur, që nuk pengohet. Qentë janëlirë. Kuajt i lanëlirëkullotë.
5. edhe fig. Që nuk kufizohet, nuk pengohet a nuk ndalohet nga dikush a nga diçka. Kalim (shteg) i lirë. Zgjedhjelira. Gjueti e lirë. Det i lirë pjesa e detit ku anijet mundlundrojnë lirisht si në hapësira asnjanëse. Tregti (shitje) e lirë. Bisedë e lirë. Energji e lirë (fiz.). Pllenim i lirë (bot.). Kryqëzim i lirë i bimëve (bot.). Me sy të lirë pa përdorur mjetetjera për të parë. Shkëmbim i lirë mendimesh. Rruga ishte e lirë. Hyrja është e lirë mundhyjë kushdo pa pasur ftesë a biletë.
6.bëhet lehtë e pa ndonjë vështirësi; që nuk është ose nuk bëhet sipas disa rregullave a kërkesaveprera e të pandryshueshme; që mundvendoset, të lëvizë a të ndryshojë sipas dëshirës e pa ndonjë kufizim. Frymëmarrje e lirë. Lëvizjelira. Përkthim i lirë përkthim që nuk bëhet fjalë për fjalë sipas origjinalit. Gjuajtje e lirë (sport.) gjuajtjefutboll ose në basketboll, gjatëcilës kundërshtari nuk ka të drejtësulmojë a të ndërhyjë. Lojtar i lirë (sport.) lojtar i vijësmbrojtjeslojën e futbollit, i cili nuk mbulon ndonjë lojtarvijëssulmitskuadrës kundërshtare, por u vjenndihmë mbrojtësve të skuadrës së tij kur u ikën ndonjë sulmues për të shënuar gol. Mundje e lirë (sport.) mundje, gjatëcilës ata që ndeshen kanëdrejtëkapin kundërshtarin në çdo pjesëtrupit, t'i përdredhin gjymtyrët etj. deri sa të mposhtet ndonjëri prej tyre. Stil i lirë (sport.) stil notigarat e shpejtësisë, ku notarët mundnotojnëmënyrandryshme. Ushtrime me truplirë (sport.) ushtrime gjimnastikorebëhen duke lëvizur pjesët e ndryshmetrupitmënyra e në drejtimendryshme. Ushtar i lirë (shah.) ushtarlojën e shahut, që nuk ka përpara në kolonën e tij ndonjë ushtaranës kundërshtare. Togfjalësh i lirë (gjuh.). Theks i lirë (gjuh.). Rendi i lirë i fjalëve (gjuh.) vendosja e fjalëvefjali jo sipas një rendicaktuar e të pandryshueshëm. Varg i lirë (let.). Trup i lirë (fiz.) truplëvizhapësirë kur vepron një forcë mbi të. Rënia e lirë e trupit (fiz.) rënia e një trupi nën veprimin e forcës tërheqëseTokës ose nën ndikimin e forcësrëndesës.
7. edhe fig. I zbrazët, pa njeri a pa sende; që nuk është i zënë, që nuk përdoret nga ndokush e mundshfrytëzohet nga ndokush tjetër a për diçka tjetër; që ka mbetur bosh dhe nuk është zënë ende nga dikush tjetër; ende i paplotësuar; kund. i zënë. Dhomë (shtëpi) e lirë. Kishte disa vendelirasallë. Hapësirë (fushë) e lirë. Karrige e lirë. Telefoni është i lirë. Para (mjete monetare) të lira (fin.). Vend i lirëorganikë.
8. Që nuk është i lidhur fort; që nuk është i shtrënguar ose që nuk është i puthitur sipas trupit a pas një pjese të tij; i gjerë; kund. i shtrënguar, i ngushtë. Rrip i lirë. Lidhje e lirë. I ka këpucët (rrobat) të lira.
9. Që nuk është i zënë me ndonjë punë a me diçka tjetër; kund. i zënë. Koha e lirë. Ditën e kamlirë. Nuk kanë asnjë orë të lirë. Sot jam i lirë.
10. spec. Që nuk lëviz pjesëtjera të një mekanizmi; që nuk lidhet a nuk bashkohet me ndonjë pjesë tjetër. Rrotë e lirë me dhëmbëza (mek.). Thekëlira (bot.). Organ i lirë (bot.) organ që nuk është i ngjitur me trupin e një bime.
11. kim., fiz. Që nuk ështëlidhje kimike me diçka tjetër; që është ndarë nga atomet duke u zhvendosurhapësirën midis dy atomeve. Gaz (oksigjen, azot, squfur) i lirë. Elektron i lirë (fiz.).
12. kushton pak, që shitet me çmimulët; i vogël, i ulët (për çmimin); kund. i shtrenjtë. Prodhim (mall) i lirë. Këpucëmira e të lira.
13. fig. Që nuk është i kursyer, që i lëshon fjalët pa u përmbajtur; kund. i shtrënguar, i shtrenjtë. I lirëfjalë, i shtrënguarhesap. (fj. u.).
14. si em. m. e f. Sipas kuptimeve1, 8, 12, 13mbiemrit.
Sin.: i pavarur, liriplotë, i çliruar, i lëshuar, i zgjidhur, i çlirët, i liruar, i shpenguar, i zbrazët, i pazënë, i qëruar, i çelur, i çelët, i hapur, i pashtrënguar, i lirshëm, i shkrehur, i shtendosur, i dëlirë, i zgjidhur, i paputhitur, i papunë, i pakufizuar, i padetyrueshëm, i vogël, i ulët, i pakursyer.
Me *dorëlirë. Gjeti (ka) *fushëlirë (dikush). Gjeti *sheshlirë (dikush). Ka *dorëlirë (dikush). E ka dorënlirë (dikush) është dorëlëshuar, nuk e kursen paranë; e jep a e lëshon lehtë diçka; kund. e ka dorën shtrënguar. Ka dorëlirë (dikush) nuk e pengon asgjë dhe askush, është i lirëveprojë sipas dëshirës së vet për të bërë diçka, mundveprojë si të dojë. I lë *dorëlirë (dikujt). I lë *fushëlirë (dikujt a diçkaje). I lë *rrugë (udhë) të lirë (dikujt a diçkaje). I la *sheshlirë (dikujt a diçkaje). I lirë në *miell e i shtrenjtëkrunde (dikush). I lirë në *djathë e i shtrenjtëhirrë (dikush).

LËSHUAR

LËSHÚAR (i, e) mb. 1.varet poshtë lirisht. Me perdelëshuara. Me mëngëlëshuara. Me krahëlëshuar. Me flokëlëshuar.
2. bised. vjet. Që e kishte ndarë burri e ishte kthyer te prindërit. Grua e lëshuar.
3. Që ka rënë nga shëndeti dhe është dobësuar shumë. Plak i lëshuar.
4. fig. Që nuk u ka qëndruar dot vështirësive a fatkeqësive, që ka humbur guximin e vendosmërinë, që s'ka më zemër për të vepruar; që ka rënë shpirtërisht. Ishte shumë i lëshuar.
5. fig. I shthurur nga ana morale ose i dhënë shumë pas pijeve, qejfeve, kumarit etj., i papërmbajtur; i papërmbajtur në të folur, gojështhurur. Njeri i lëshuar. Bënte një jetëlëshuar. Ka gojëlëshuar.
6. I zvargur (për zërin). Zë i lëshuar.
Sin.: i rënë, i flashkët, i ulur, i derdhur, i rraskapitur, i liruar, i lirshëm, i çlirët, i lirë, i shkrehur, i shtendosur, i ndarë, i lënë, i dobësuar, i rënë, i shkundur, i hequr, i fishkur, i tretur, i bizgosur, i shkurajuar, i zgajtur, i ligështuar, i zbërthyer, shpatullarënë, shpatullarrëzuar, i trembur, i frikësuar, i shthurur, i papërmbajtur, gojështhurur, i zvargur, i dorëzuar.
Me *dorëlëshuar E ka gojën (gjuhën) të lëshuar (dikush) është llafazan i madh, llap shumë, flet me vend e pa vend; shan e përflet gjithkënd; është gojështhurur; e ka (e zgjat) gjuhën lëpjetë; nuk i vë fre gojës. Qen i lëshuar nga *zinxhiri.

SHTENDOSUR
TENDOSUR

TENDÓSUR (i, e) mb. 1. është tendosur, i hapur, jo i mbledhur; i shtrirë mirë, i tërhequr fort nga të dy anët; i shtrënguar mirë, jo i lirshëm; i nderë; kund. i shtendosur; i lëshuar, i liruar, i tkurrur. Llastik (tel, kabllo, litar) i tendosur. Me muskujtendosur. Me trupin (me gjunjët) të tendosur.
2. fig. Që ka mbledhurgjitha forcat për të plotësuar diçka, që është i gatshëm për të bërë menjëherë një gjë; i ngrehur, i nderë. Me fytyrëtendosur. Rri (pret, është) i tendosur.
3. fig., libr. është ashpërsuar shumë, që mundçojë në një shpërthim, i acaruar, i nderë, i tensionuar. Marrëdhënie të tendosura. Me nervatendosur. Gjendje e tendosur midis dy shteteve.
Sin.: i hapur, i nderë, i shtrirë, i tërhequr, i shtrënguar, i ngrehur, i shqetësuar, i ashpërsuar, i acaruar, i tensionuar.
Me *nervatendosur.

TËRTHOROHEM

TËRTHOR/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR 1. vetv., vet. v. III Azdiset, harliset. Ishin tërthoruar degët e pjergullës.
2. vetv. Rri shtendosur, rri shtrirë, shtrihem. Ishte tërthoruarkolltuk.
3. vetv. Ngatërrohemlitar; mbytem (gjëja, njeriu). Qenka tërthoruar mushka (lopa); (edhe fig.) Iu tërthoruan punët.
4. pës. e TËRTHORÓJ.
Sin.: azdisem, harlisem, shtendosem, shtrihem, ngatërrohem, mbytem.

ÇMPIRË
ÇMPREHUR

ÇMPRÉHUR (i, e) mb. Që ka humbur mprehtësinë e tehut a të presës, që është çmprehur; e mpirë; kund. i mprehur. Sëpatë e çmprehur. Gjykim i çmprehur. Thika e çmprehur e satirës së vet.
Sin.: i mpirë, i topitur, i çallatuar, i shtendosur.

ÇRRUDHUR
Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.