Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
MIGRÚES,~E mb. 1. Shtegtar, shtegtues. Vendimi për ndalimin e gjuetisë erdhi për shkak të gjuetisë pa kriter të zogjve migrues.
2. Që shkon të jetojë nga një vend ose rajon në një vend a rajon tjetër, veçanërisht për të gjetur punë. Ka lëvizje të pareshtura migruese nga zonat rurale në drejtim të qendrave të mëdha të banuara.
RROTULLÚES,~III m. sh. ~, ~IT zool. 1. Zog shtegtues. Pendët e rrotulluesit.
2. Pjesë e parë e emërtimeve të pathjeshta për disa lloje rrotulluesish. Rrotullues përtrollës gushëbardhë (lat. Upucerthia albigula). Rrotullues përtrollës i shkëmbit (lat. Upucerthia andaecola).
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë