Fjalori

Rezultate në përkufizime për “shtegtare”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

BEDUIN

BEDUÍN,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Pjesëtar i fiseve shtegtare arabe, që jetojnëshkretëtirat e Arabisë dhe të Afrikës Veriore. Beduinët besnikë. Shtegtimi i beduinëve. Karvani i beduinëve. Jetoi mes një fisi beduinësh.

BEDUINE
BISHTAGJEL

BISHTAGJÉL,~I m. sh. ~A, ~AT [BISHTAGJÉL/E,~JA m. sh. ~E, ~ET] 1. zool. (lat. Anas acuta) Rosë e egër shtegtare me bishtgjatë si të gjelit, me qafëshkurtër e me këmbëverdha, që rron buzë ujërave.
2. Lloj misri i verdhë me kokërrvogël.
3. bot., bised. (lat. Lilium) Zambak. Mbill një bishtagjel, moj xhane, / Të shtosh bukurinë. (folk.).
4. Tigan, fultere; tavë me bisht. Fërgesëbishtagjel.

ENDEM

ÉND/EMII jovep., ~A (u), ~UR 1. vetv. Shkoj e vij disa herë diku, bredh andej-këtej; sorollatem. Endet rrugëve. Endem andej-këtej (kot). Jam endurprej mëngjesit. - A mundendemliriplotë? Endet prej viteshdyert e drejtësisë.
2. vetv. Shkoj nga një vendtjetrin ngaqë s’kam vendbanimpërhershëm; e ndërroj shpesh vendin e banimit; bëj jetë prej endacaku. Endeshin nga një qytettjetrin. Fiset shtegtare endeshin gjithë vitin. - Pse na bënendemi larg rrugëve të tua? Si zoguendet larg folesë së tij, kështu është njeriuendet larg shtëpisë së tij.
3. vet. v. III Lëviz pa ndërprerje nga një vendtjetrin (për dritën, për vështrimin etj.); përshkon. Drita endet nëpër oborr. Topi endetgjithë fushën. Dritat po enden fije-fije.
Sin.: sorollatem, bredh, lëviz, përshkon, shtegtoj, vërtitem.

GEPARD

GEPÁRD,~I m. sh. ~Ë, ~ËT 1. zool. (lat. Acinonyx jubatus) Mace e madhe shtegtare e savanës afrikane, e njohur për trupin e gjatë e të hollë, me këmbëfuqishme dhe me shpejtësijashtëzakonshme; çitë. Gepardi është gjitari më i shpejtëtokë.
2. usht. Tank kundërajror i prodhimit gjerman.

HUSHKULUR

HUSHKÚLUR,~A f. sh ~A, ~AT keq. Ajobredh lart e poshtë dhe nuk ngulet për të banuar në një vend; ajo që nuk ka një vend banimipërhershëm; endacake.
Sin.: endacake, bredhëse, shtegtare, bredharake, strehacake, vagabonde, rrugaçe.

MARSATORE

MARSATÓRE mb. f. Që i përket llojitrosësegër shtegtarengjan me kurrillën. Rosë marsatore.

MARSATORE

MARSATÓR/E,~JA f. sh. ~E, ~ET zool. (lat. Anas querquedula) Rosë e egër shtegtare që i ngjet kurrillës e që vjenmuajin mars. Gjuetia e marsatores. Marsatorevrara.

MURRCAK

MURRCÁK,~U m. sh. ~Ë, ~ËT zool. (lat. Netta rufina) Rosë e madhe shtegtare me qafëgjatë dhe sqepgjatërrumbullakët, mashkulli i së cilës ka kokëkuqeportokalli dhe sqepkuq, ndërsa femra ka ngjyrë kafeçelur.

SKIT

SKÍT,~I m. sh. ~Ë, ~ËT hist. Pjesëtar i fiseve shtegtare, që banoninbrigjet verioreDetit të Zi rreth shekullitshtatë para erës së re deri rreth shekullittretëerës së re. Fiset e skitëve. Gjuha (zakonet) e skitëve.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.