Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
KAFSHËRÚAR (i, e) mb., mospërf. Që është kafshëruar; i shtazëruar.
►SHTAZËR/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR vetv. Bëhem si shtazë, humbas arsyen; veproj e sillem shtazërisht, kafshërohem. Ishin shtazëruar fare.
SHTAZËRÚAR (i, e) mb. Që është bërë si shtazë nga pamja e nga sjellja, që vepron e sillet si shtazë, i kafshëruar. Bandë e shtazëruar. Me sy të shtazëruar. Me fytyra të shtazëruara.
ÇNJERËZÚAR (i, e) mb. Që i ka humbur vetitë njerëzore, që është çnjerëzuar; kund. i njerëzuar. Në gjendje të çnjerëzuar. Qenie të çnjerëzuara. Ka privatizuar shtetin me një pushtet të çnjerëzuar. Viktimat e dhunës janë të çnjerëzuara.
✱ Sin.: i kafshëruar, i shtazëruar, i çnderuar, i përdhunuar.
ÇNJERËZÚESH/ËM (i), ~ME (e) mb. Që mund të çnjerëzohet, i çnjerëzuar; kund. i njerëzueshëm. Një roman me qasjen e një jete të çnjerëzueshme. Nga ana e një shumice të shtypur dhe të çnjerëzueshme.
✱ Sin.: i çnjerëzuar, i kafshëruar, i shtazëruar.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë