Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
BAGËTÍSHT ndajf. 1. Në mënyrë trashanike, jo me sjellje të mirë e të kulturuar; kafshërisht. Fliste (sillej) bagëtisht.
2. Në mënyrë të pamëshirshme, egër, si kafshë; shtazërisht, mizorisht; kund. njerëzisht. Punon njerëzisht e ha bagëtisht. (fj. u.).
✱Sin.: kafshërisht, shtazërisht, mizorisht.
BARBARÍSHT ndajf. Me egërsi, pa mëshirë, si barbar, mizorisht, çnjerëzisht. U vra (u torturua, u masakrua) barbarisht. Sillej barbarisht. Shfrytëzonin barbarisht. E trajtonte barbarisht.
✱Sin.: barbarisht, bagëtisht, egërsisht, çnjerëzisht, shtazërisht, kafshërisht, mizorisht.
KAFSHËRÍSHT ndajf., mospërf. Në mënyrë kafshërore a shtazarake; shtazërisht. Rronte (jetonte, hante) kafshërisht. Sillej (vepronte) kafshërisht.
MIZORÍSHT ndajf. 1. Në mënyrë shumë të egër e të pamëshirshme, në mënyrë mizore. I shpërngulën mizorisht nga vatrat e veta. U vra mizorisht. E shkatërruan mizorisht. U soll mizorisht me të.
2. fig. Shumë keq dhe pa kujdes fare, në një mënyrë që nuk të kënaq dhe që e shkatërron diçka, në mënyrë të pakëndshme e me cilësi të dobët. E kishin ndarë mizorisht veprën (librin).
✱Sin.: egërsisht, barbarisht, çnjerëzisht, shtazërisht, hajvanisht.
SHTAZËRÍSHT ndajf. Në mënyrë të egër, mizore e të pamëshirshme, në mënyrë shtazarake. I rrahën (i vranë) shtazërisht.
►SHTAZËR/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR vetv. Bëhem si shtazë, humbas arsyen; veproj e sillem shtazërisht, kafshërohem. Ishin shtazëruar fare.
ZHVIRGJËRÚAR (i, e) mb. 1. Që është zhvirgjëruar, që e ka humbur virgjërinë; e prishur. Vajzë e zhvirgjëruar.
2. edhe fig. E çnderuar, e përdhunuar. Cuca, e zhvirgjëruar shtazërisht, u ngujua në kullë e s’doli prej andej tërë jetën.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë