Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
SHTÁR/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. bot. Bimë barishtore e helmët e viseve malore, me kërcell të drejtë deri në një metër e gjysmë të lartë, me gjethe vezake e të gjera dhe me lule zakonisht të verdha në të gjelbër, nga rrënjët e së cilës nxirret një lëndë me veti mjekuese. Rrënjët e shtarës.
2. fig. Helm, farmak. Iu bëftë shtarë (ajo që hëngri)!
3. fig., bised. Dëm, e keqe; sjellje e papëlqyeshme që hidhëron të tjerët. Ç'qe kjo shtarë që na bëri!
4. si mb., fig. Shumë i kripur; i hidhur, farmak. Gjella qenka shtarë. M'u be goja shtarë.
5. si ndajf. Keq, ters. E nisi mbarë, e mbaroi shtarë. I vaftë shtarë! mallk.
TË́MB/ËL,~LI m. 1. anat. Fshikëz e ngjitur me mëlçinë e zezë, e mbushur me një lëng shumë të hidhur me ngjyrë të verdhë në të gjelbër, i cili kullon në zorrë dhe ndihmon për të tretur ushqimet; lëng i kësaj fshikëze, vrer, tëmth. Fshikëza (qeska) e tëmblit. Ka gurë në tëmbël. Vuan nga tëmbli. I plasi tëmbli. I hidhur si tëmbli shumë i hidhur; helm, zeher, farmak, shtarë. Të plastë tëmbli! (nëmë) vdeksh!
2. si mb. Shumë i hidhur, helm. E kam gojën (gjuhën) tëmbël.
✱Sin.: tëmth, idhcë, vrer, helm.
♦ Më plasi tëmblin (dikush a diçka) më mundoi shumë, më plasi shpirtin.
ZHÍV/Ë,~A f. kim. Metal i lëngët me ngjyrë të bardhë e i shkëlqyeshëm si argjendi, mërkur (simboli Hg). Zhiva e termometrit. Barometër me zhivë. Shtylla e zhivës. Avujt e zhivës. Oksid zhive. Kripërat e zhivës. Niveli i zhivës. Mbush me zhivë. Përmban zhivë. Lidhja e zhivës me një metal tjetër. Zhivë e bardhë (kim.) kripë shumë e helmët e zhivës, që përdoret si lëndë dezinfektuese dhe në kozmetikë.
✱Sin.: mërkur, engjërdhi, helm, shtarë, barut, shpuzë, zjarr.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë