Fjalori

Rezultate në përkufizime për “shtalpak”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

NJOMË

NJÓMË (i, e) mb. 1. Që ka qenë i zhytur në ujë a në një lëng tjetër ose që ka thithur mjaft ujë dhe nuk është tharë ende a nuk është fshirë, që është pak i lagët, që përmban lagështi; kund. i thatë. Me rrobanjoma. Suva (çimento) e njomë. Rërë e njomë. Kripë e njomë. Dërrasanjoma. Pllakanjoma. Me duarnjoma. S’ka ç’i bën shkëndija eshkës së njomë (së lagur). (fj. u.)
2. Që ka lëng, që është ende i gjelbër dhe zakonisht jo i vyshkur; që është i përbërë prej bimëshgjelbra; që i ka kokrrat si qumësht a si qull, që nuk ka zënë bukë; kund. i thatë. Bar i njomë. Sallatë e njomë. Qepë (hudhra) të njoma. Fasulenjoma. Filiz i njomë. Masë e njomë ushqim për bagëtinë, i përbërë kryesisht prej bimëshgjelbra. Ushqim i njomë masë e gjelbër, e përzier shumë herë edhe me mbeturinaindustrisë ushqimore, që u jepet bagëtive. Misranjomë. Grunjërat janënjoma.
3.sapo është prerë ose që s’ka shumë kohëështë prerë; që përmban ujë e nuk digjet lehtë; që sapo është hequr nga një kafshë; kund. i thatë. Dru njomë. Degë e njomë. Lëkurë e njomë lëkurësapo është rrjepur nga një kafshë. Druri ndreqet sa (kur) është i njomë. (fj. u.)
4. fig. Shumë i ri në moshë, i vogël, i mitur, që nuk ka arritur moshën e pjekurisë dhe që nuk ka përvojën e forcën fizikenevojshme për ta përballuar vetë jetën; që duket shumë i ri, pak i dobët e i brishtë. Foshnjë e njomë. Djalë i njomë. Vajzë e njomë. Fytyrë e njomë. Organizëm i njomë. Në moshënjomë. Me shpatulla (me supe) të njoma. Mendje e njomë. Shpirt i njomë.
5. I bërë a i prodhuar para pak kohe dhe pa kripë a i pakripur (zakonisht për bulmetin); i zënë atë ditë dhe i pakripur e i pangrirë (për peshkun etj.), i proshkët, i freskët. Djathë i njomë. Gjalpë i njomë. Gjizë e njomë. Peshk (qefull, krap) i njomë. Mish i njomë mishi i qengjit, i kecit ose i viçitvogël.
6. bised. jep qumësht, që ështëkohën kur ka më shumë qumësht, që sapo ka pjellë (për kafshët). E ka lopënnjomë. E kishtenjomë buallicën.
7.bëhet me anë të një lëngu ose të diçkajelëngët; kund. i thatë. Dezinfektim i njomë. Mënyrë e njomë mënyrëpërdoret për heqjen e njollave duke i larë rrobat, për prodhimin e çimentos me anëlëngjeve etj.
Sin.: i njomësht, i njomur, qumështor, shtalpak, i shtalpët, shtalp, palcë, i proshkët, i freskët, i pakripur, taze, njomëzak, i vogël, i mitur, miturak, i parritur, i papjekur, i brydhët, kërthi, mullëzak, i brishtë, i lagësht, i lagur.
Digjet *bari i njomë nëpërthatin. Me *mendjenjomë. Me *shpirtnjomë.

PAPJEKUR

PAPJÉKUR (i, e) mb. 1. Që nuk është pjekurzjarr dhe nuk është bërë gati për t’u ngrënë; që ka mbetur pa u pjekur mirë, i gjallë; kund. i pjekur. Mish i papjekur. Bukë e papjekur. Patatepapjekura. Misër i papjekur.
2. Që nuk ka arritur pjekurinë; që nuk është bërë për t’u vjelë ose për t’u korrur; i pabërë, i paarrirë; kund. i pjekur. Pemë (fruta) të papjekura. Rrush i papjekur. Domatepapjekura.
3. fig. Që nuk ka arritur zhvillimplotë trupor e mendor dhe nuk ka fituar njohuritë themelore e përvojën e duhur nga jeta; që është ende i ri, i parrahur me jetën dhe i cekëtmendime e gjykime; kund. i pjekur. Djalë i papjekur. Ishte i ri dhe i papjekur.
4. fig. Që nuk është i menduar dhe i peshuar mirë; që mbështetet në një përvojë farepakët e në njohuri të përcipta, i cekët e i nxituar; kund. i pjekur. Veprim (qëndrim) i papjekur. Mendimepapjekura. Fjalëpapjekura.
Sin.: i gjallë, rrok, i paarrirë, i pabërë, aguridh, shtalpak, i grestë, gresë, qumështor, bramsh, muf (mufkë), gërdhuckë, bogël, rrok, rruf, agullaç, palcë, trakaliç, pistrak, çallë, ushtër, shtalp, gërdhuckë, mendjelehtë, fëmijë, çilimi, çunak, kalama, foshnjë, axhami, i cekët, foshnjarak, i paskuqur, i patiganisur, i pafërguar, çallëz, kakareç, i gjelbër, visk, agullaç, cangë, gërdec, llockë, brumë, i thartë, shtalpak, i shtalpët, i pamenduar, fëmijëror, buzëqumësht, kalama, axhami, çilimi, çunak, fëmijë, i pazhvilluar, i papeshuar, i nxituar, kakaviç, kokëkungull, kastravec, shurdhjesë, dështak, viç, viçok.
*Rrush i papjekur (i pabërë) mospërf.

SHTALPAK
SHTALPËT
Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.