Fjalori

Rezultate në përkufizime për “shtërg”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

HAXHILEJLEK

HAXHILEJLÉK,~U m. sh. ~Ë, ~ËT zool. Lejlek; shtërg.

LEJLEK

LEJLÉK,~U m. sh. ~Ë, ~ËT 1. zool. (lat. Ciconia ciconia) Shpend i madh shtegtar, me pendëbardha, me qafë e me sqepgjatë dhe me këmbëgjata, që jetonvendengrohta pranë brigjeveliqeneve, të lumenjve ose nëpër moçalishte, e bën folenë zakonisht nëpër drurëlartë dhe ushqehet sidomos me peshq, me bretkosa, me gjarpërinj, me krimba, me brejtësvegjël etj.
2. zool. Peshk deti me trupzgjatur, me barkbardhë, me shpinëkaltërreme e me bishtgjatë, të hollë e të mprehtë si sharrë.
3. tek. Lloj drapri i kthyer pak, me bishtgjatë e pa dhëmbëza, që përdoret kryesisht për të korrur misër. E korrin (e presin) misrin me lejlek.
4. tek. Lloj dare me bishtgjatë dhe me kokëkthyernjërën anë, që e përdorin hidraulikët.
5. tek., bised. Lloj vinçi, ekskavatori a mjeti tjetër, që ka një pjesëzgjatur, të kthyer e të lëvizshme.
6. fig., mospërf., shak. Njeri me truphollë, me shalëgjata e me qafëgjatë.
Sin.: kanushë, shtërg, darë, vinç, ekskavator, skelë, truphollë, shalëgjatë, qafëgjatë, skërfyell.
E hodhi lejlek (dikë) shih e hodhi (e nxori) në diell (dikë). I kanë zbritur lejlekët (dikujt) i ecin punët mbarë, nuk ka asnjë vështirësi e pengesë; po kryhet lehtë një punë, pa mundim e pa u penguar; (shkon) si në vaj (diçka).

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.