Fjalori

Rezultate në përkufizime për “shtëllunget”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

PAVOSKË

PAVÓSK/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT Rrip lëkure me të cilin lidhim shtëllungën e leshit rreth furkës. Shtrëngoje mirë pavoskën.

PODHESKË

PODHÉSK/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Rrip i hollë meshini etj. për të lidhur shtëllungën e leshit a të pambukutfurkë.
2. Pjesa e pantallonave a e të brendshmeve ku futet rripi a ushkuri.

SHTËLLUNGET

SHTËLLÚNG/ET jovep., ~ (u), ~UR vetv. Ngrihet lart shtëllunga-shtëllunga.

SHTËLLUNGË

SHTËLLÚNG/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Tufë e madhe leshi, liri etj., e larë, e krehur dhe e mbështjellë si tumbë, që vihetfurkë për ta tjerrë. Një shtëllungë lesh. E bëri leshin shtëllungë.
2. Pambuk i krehur e i mbështjellë si cilindër për ta bërë fitil (në fabrikat e pëlhurave). Makina (punëtorja) e shtëllungës.
3. Grumbull tymi, avulli a pluhuri, që ngrihetajër dhe që i ngjan një tumbemadhe leshikrehur. Shtëllunga tymi (avulli). Shtëllungat e reve. Shtëllungë pluhuri.
Ia bëri shtëllungë (dikujt) e vuri në një gjendjevështirë; e detyroi me zor të bëjë diçka, e shtrëngoi, ia mblodhi; ia mblodhi (ia shtrëngoi) rripat (rripin); ia futi (ia vuri) (të dyja) këmbët në një këpucë (në një opingë). Bën shtëllungë me lesh kau (dikush) iron. shih prashit (mih, lëron) në ujë (dikush).

ÇIMBOSKË

ÇIMBÓSK/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Ndrizë; dizgje, cimocë. Çimboska e djepit (e foshnjës). E lidh me çimboskë. Ia zgjidh çimboskën. Por ai ishte endedjep i lidhur me çimboskë apo brez kuqezi.
2. Rrip i ngushtë prej rrobe për të lidhur shtëllungën e leshitfurkë kur e tjerrim.
Sin.: ndrizë, dizgje, cimocë, rrip.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.