Fjalori

Rezultate në përkufizime për “shqopë”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

BIGOR

BIGÓR,~I m., bot. (lat. Erica verticillata; Erica manipuliflora; Erica vaga) Shqopë1.

BRUSHTULL

BRÚSHTULL,~A f. sh. ~A, ~AT bot. 1. (lat. Hedera helix) UrthI. Vend me brushtulla. Fletë brushtulle. Brushtullat s’i ha as kali. (fj. u.). Nuk mbulohet dielli me fletë brushtulle. (fj. u.).
2. (lat. Erica) Shqopë.

FSHESË

FSHÉS/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Përdorëse me melekuqe, me fije bimështjera a sintetike ose me degëholla shkurreshshërben për të fshirë truallin, oborrin, shtëpinë etj. Fshesë melekuqeje (bari, shqope). Fshesa e re fshinmirë (fj. u.).
2. Aparat i posaçëm elektrikpërdoret për të thithur pluhurindhoma e në vendetjera, për të pastruar mobiliet, raftet me libra, veshjet etj. Fshesë elektrike (me korent, automatike).
3. Tufë kashte me një bisht, që përdoret zakonisht nga farkëtari për të mbledhur zjarrin dhe për ta spërkatur atë me ujë. Fshesë zjarri. Fshesa e farkëtarit.
4. bot. Melekuqe. Mbjellin fshesë. Korrin fshesën.
5. bot. Pjesë e parë e emërtimevepathjeshtatregojnë llojendryshme bimësh barishtore ose shkurresh etj. Fshesa e butë (lat. Erica scoparia). Fshesa dredhake (lat. Limonium anfractum, Statice anfracta). Fshesa e dunave (lat. Parryella filifolia). Fshesë deti (lat. Phaeophyceae) grup algash me ngjyrë jeshileerrëtkafe. Fshesë e egër (lat. Anthyllis) bimë barishtore ose shkurre e ulët e familjesbishtajoreve e përhapurdisa vendeEvropës dhekontinentetjera. Fshesë e qershisë tufë e dendur degëshdeltrungun e qershisë e të vishnjës (bujq.).
6. Fshirje me fshesë. I dha (i shkoi) një fshesë dhomës (shtëpisë, oborrit) e fshiu shpejt e shpejt.
Sin.: kashtare, netull, shqopë, melekuqe.
E ka bërë fshesë (dikë) mospërf. nuk ka respekt dhe e trajton shumë keq dikë, e ul e s’e përfill fare; e merr nëpër këmbë. I ra fshesa (dikujt a diçkaje) u hoq nga një vend a nga një detyrë dikush, u shkurtua, u largua; u spastrua diçka, u pakësua a u hoq fare; i ra gërshëra. *Bishti i fshesës. Me fshesëhekurt libr. me ashpërsinë më të madhe, në mënyrën më të rreptë e më të egër; rrënjësisht. Fshesë e re dikushsapo ka filluarpunojë dhe është shpejt për ta vlerësuar punën e tij; njeri që në fillim mundpunojë mirë, por s’dihet si do të punojëvonë. Unë për *lisa e ti për fshesa! iron. I vuri fshesën përb. 1. (dikujt). E përzuri, e dëboi; e shkurtoi. 2. (diçkaje). E zhduku fare, e spastroi, e përlau; e fshiu (e zhduku) nga faqja e dheut (diçka); i vuri fugën.

GËRDEC

GËRDÉC,~III m. sh. ~A, ~AT bot. Shkurre e vogël e viseveftohta malore, me lule si vilebardha a të kuqërreme e me gjethetrasha, që përdorenmjekësinë popullore për sëmundjet e veshkave a të fshikëzësujit. Kodra me shqopë e gërdec.

HAMURIQ

HAMURÍQ,~I m. sh. ~Ë, ~ËT bot. (lat. Erica cretica) Shqopë dimërore.

MRECË

MRÉC/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT bot. Lloj shqope mjaft e përhapurvendin tonë, me lulebardha ose në ngjyrë trëndafili e me pak erë, me rrënjëforta, që rritet si dru i vogël a si shkurre dhepërdoret për të bërë çibukë etj.; shqopë e butë.

MREÇË

MRÉÇ/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT bot. (lat. Erica aborea) Shqopë e butë.

RIQE

RÍQ/E,~JA f. sh. ~E, ~ET 1. Shqopë.
2. Fshesë.

VRIKË

VRÍK,~A f. sh. ~A, ~AT bot. (lat. Erica L.) Një lloj shkurreje, shqopë, mrecë. Kishte nga të dy anët e lumit shelgje e vrika. Ishte lumi nga të dy anët plot me rrepe e vrika.
Sin.: shqopë, mreçë.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.