Fjalori

Rezultate në përkufizime për “shqiptarisht”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

SHQIPTARISHT

SHQIPTARÍSHT ndajf. 1. Sipas mënyrës së shqiptarëve, sipas zakoneve të shqiptarëve; ashtu si i ka hije shqiptarit, si burrat. Veshur shqiptarisht. Na pritën shqiptarisht. Të jetosh shqiptarisht. Kështu thuhet shqiptarisht.

2. fig. Ashtu si i ka hije shqiptarit, si burrat. U ngritën të gjithë në këmbë shqiptarisht. Qëndroi (luftoi) shqiptarisht. Ranë shqiptarisht.

3. Mënyrë kërcimi e vjetër. Kërcenin shqiptarisht.

SHQIPTARÇE

SHQIPTÁRÇE ndajf., bised. 1. Sipas mënyrës së shqiptarëve, sipas dokeve dhe zakoneve të shqiptarëve; shqiptarisht; vendçe. Veshur shqiptarçe. Përshëndetje shqiptarçe. Ia kishin marrë shqiptarçe. Iu përgjigj shqiptarçe. Hanin bukë shqiptarçe. Pushuan shqiptarçe. Kërcenin shqiptarçe. Përshpëriti shqiptarçe.

2. Në mënyrë të ngadaltë; shtruar. E pinë kafen shqiptarçe.

Sin.: shqiptarisht, vendçe, shtruar, qetë.

VISHEM

VÍSHEM jovep., VÉSHA (u), ~VESHÚR 1. vetv. Vë një petktrup, mbështillem a mbulohem me një rrobëqepur duke futur në të krahët, këmbët e shtatin; kund. zhvishem. Vishet bukur. Vishet lehtë (trashë). U veshën shqiptarisht. U vesh nuse. Vishet me të leshta. U vesh si ushtar. U vesh si për festë (si për dasmë). U vesh si për dimër. Vishem e mbathem. U vesh me të zeza (me rrobazeza) filloimbante zi, ra në zi.
2. bised., vetv. Nis një detyrë a futem në një punë, e cila ka një veshje karakteristike, hyj, bëhem. U vesh ushtar shkoikryejë shërbimin ushtarak. U vesh polic.
3. vet. v. III Mbulohet a mbështillet me një shtresë që nuk lë të duket ç'ka nën të; mbulohet me bar, me gjethe, me gjelbërim etj.; mbushet. Syri iu vesh me një cipë. M'u veshën sytë nga lotët. U vesh xhami. M'u veshën syzet. U veshën livadhet. Lugina u vesh me një tis të hollë mjegulle. U vesh qielli me re. U veshën pemët me lule.
4. fig., vetv. Marr fuqinë e të drejtat që ka një detyrë e caktuar. U vesh me pushtet. U vesh me funksionet e... U vesh me fuqiplota.
5. bised., vetv. I sulem dikujt, i vërsulem dhe e godas, e qëlloj; i përvishem. Iu vesh me grushte (me shkop).
6. bised., vetv. I ngjitem (një kodre a një mali). Iu veshën kodrës.
7. fig., iron., vetv. Paraqitem me një pamje tjetër, duke fshehur a duke mbuluar qëllimet e vërteta ose veprimet e këqija; shtirem. Na vishen si patriotë. Vishej si i përndjekur.
8. pës. e VESH.
M’u veshën *sytë.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.