Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
SARAKAÇÁN,~I m. sh. ~Ë, ~ËT bised. Vllah shqipfolës. U takuan me sarakaçanët.
SHFRYTËZÚES,~I m. sh. ~, ~T 1. Ai që nxjerr fitime duke përvetësuar frytet e punës së të tjerëve, përfitues. Shfrytëzues mizor (i egër, i pashpirt). Shfrytëzuesit e tregut të brendshëm. Interesat e shfrytëzuesve. Shfrytëzues të popullit. Shfrytëzues të minierave.
2. kryes. sh. Ata që shfrytëzojnë një vepër industriale e që zakonisht marrin pjesë edhe gjatë ndërtimit të saj në disa punime. Ndërtuesit dhe shfrytëzuesit. Hidrocentrali iu dorëzua shfrytëzuesve.
3. kryes. sh. Përdorues i burimeve financiare ose i burimeve të tjera, ata që përdorin mundësitë që u krijohen. Shfrytëzuesit shqipfolës. Shfrytëzuesit e internetit. Shfrytëzues të bursave. Shfrytëzues të ndihmës sociale.
✱Sin.: shfrytëzonjës, gjakpirës, robërues, shtypës, çifligar, peshkaqen, përfitues, përvetësues, zhvatës, vampir, zhvatarak.
SHQIPFÓLËS,~E mb., libr. 1. Që e flet shqipen si gjuhë amtare, që flet shqip. Popullsi shqipfolëse.
2. Që e ka mësuar shqipen, që e përdor gjuhën shqipe. Politikan shqipfolës. Turistë shqipfolës.
SHQIPFÓLËS,~I m. sh. ~, ~IT 1. Ai që e ka shqipen gjuhë amtare, ai që flet shqip. Shqipfolësi i respektonte të gjitha rregullat e shqipes. Fjalë që përdoret nga të gjithë shqipfolësit.
2. Ai që e ka mësuar shqipen, që e përdor gjuhën shqipe. Shqipfolës i huaj. Shqipfolësi veteran.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë