Fjalori

Rezultate në përkufizime për “shqimët”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

SHQIMËT

SHQÍMËT (i, e) mb. 1. Që është i shkretë; i mjerë, i shuar. Burrë i shqimët. Moshë e shqimët.

2. Që është i plotë; tërësor, i tërësishëm. Mëri e shqimët. Rrafshim i shqimët.

Sin.: i mjerë, i shuar, fatkeq, i plotë, tërësor, i tërësishëm.

SHQIMËT

SHQÍMËT ndajf. Plotësisht, krejt, fare. Fasulet u zien shqimët.

VRARORE

VRARÓRE (i, e) mb., bised. Që nuk është i zoti për asgjë; i pazoti për të bërë një punë a diçka; i mjerë, qyqar, i shqimët; i gjorë; fatkeq. Njeri i vrarore. Grua e vrarore.
Sin.: fatkeq, qyqar, i shqimët, orëvrarë, i ngathët, i paaftë, shkallafat, i gjorë, i mjerë.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.