Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
DAFURR/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR krahin., kal.1. Kërkoj diçka me nxitim në një dollap, në një arkë, në një dhomë etj., duke i hedhur sendet pa kujdes sa andej-këtej e duke bërë rrëmujë; rrëmoj.
2. Rrëmih; punoj tokën me kazmë, me shatë etj.; shkrifëroj tokën.
3. Ngatërroj, bëj lesh e li. - Ç'po dafurron ashtu?
4. Shpupurit (zjarrin). Dafurroj zjarrin me mashë.
✱Sin.: kërkoj, ngut, nxitoj, shpejtoj, bubërroj, çmorrit, tollovit, mih, rrëmih, shkrifëroj gërmoj, prashit, çukëroj, ngatërroj, pështjelloj, koklavit, kokoleps, çakërdis, hallakat, çorodit, hutoj, turbulloj, trullos, shpërndaj, shastis, shpërpush, shpupurit, shpuzit, prushit, përshkëndij.
PËRPÚSH vep., ~A, ~UR kal. 1. Trazoj zjarrin, e hap prushin me mashë që të ndizet më shpejt e më mirë, prushit, shpurrit; shpupurish. Përpush zjarrin (urët).
2. vet. v. III Gërryen tokën me këmbë, zhgurit (për pulat etj.). I kishin përpushur lehet e duhanit.
3. Shpupurish. Ia përpushi era flokët.
✱Sin.: shpërpush, shpuzit (shpuzis), prushit (prushis), shprush, shpurrit (shpurris), përshkëndit, shpupurish, shpupurit (shpupuris), shkëpurdh, zhgurit, shprish, shkërmoq, trazoj, gërryej, ngatërroj, prish.
SHPURRÍT (SHPURRÍS) vep., ~A, ~UR kal. 1. Shpupurish, shpuzit zjarrin. Shpurrit zjarrin (hirin).
2. vet. v. III Rrëmih me këmbë, gërvisht e trazon tokën, plehun etj. (zakonisht për shpendët e për disa kafshë); prish, shemb duke i rënë me këmbë (zakonisht për kafshët). E kanë shpurritur lehen pulat. E shpurriti gardhin lopa.
3. fig. Përpiqem pak nga pak t'i zbuloj mendimet, të marr vesh ç'mendon, i blej mendjen, e rrëmoj. U përpoq ta shpurriste.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë