Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
KONFISK/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. drejt. Shpronësoj ose ia marr dikujt pa shpërblim një pronë, një pasuri etj., që ai e ka përvetësuar a e ka përfituar në mënyrë të paligjshme a të padrejtë. Shteti konfiskoi pronat e kriminelëve.
2. drejt. Heq nga qarkullimi një botim ose ndaloj shitjen e tij kur nuk justifikohet nga ana ligjore. Organi përkatës konfiskoi botimin.
3. edhe fig., bised., iron. Zhvat a rrëmbej diçka duke përdorur mashtrimin, dhunën etj. Ma konfiskoi stilolapsin.
SEKUESTR/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR drejt., kal. Ndaloj me rrugë ligjore përdorimin a shfrytëzimin e një prone ose të një pasurie vetjake; kthej në pronë të shtetit pasurinë e një të dënuari ose diçka të siguruar në mënyrë të paligjshme. I sekuestruan pasurinë. Sekuestruan një shtëpi. Policia sekuestroi dokumentet. Ka të drejtë të sekuestrojë.
✱Sin.: konfiskoj, shtetëzoj, shpronësoj.
SHPRONËSÍM,~I m. sh. ~E, ~ET Veprimi kur shpronësoj diçka ose kur shpronësohem. Shpronësim i detyrueshëm (me dhunë, pa shpërblim, me shpërblim). Shpronësimi i fabrikave (i uzinave, i tokës, i mjeteve të prodhimit). Shpronësimi i pasurisë. Shpronësimi i kulakëve (i çifligarëve).
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë