Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
DHÚNSH/ËM (i), ~ME (e) mb. 1. Që mbështetet në dhunë; që shfaq dhunë. Veprim i dhunshëm. Shpronësim i dhunshëm. Shpërngulje e dhunshme. Bashkëshort i dhunshëm. Grua e dhunshme. Sjellje të dhunshme.
2. I turpshëm; shumë fyes. Fjalë (punë) e dhunshme. Veprim i dhunshëm.
✱Sin.: dhunues, i turpshëm, fyes, çnderues, poshtërues.
EKSPROPRIJÍM,~I m. sh. ~E, ~ET drejt. Shpronësim. Akt eksproprijimi. Ligji për eksproprijimin. Eksproprijimet në periudhën e pasluftës. Nuk ka eksproprijim të ndërtimeve pa leje.
KONFISKÍM,~I m. sh. ~E, ~ET drejt. 1. Shpronësim i një prone a i një pasurie që dikush e kishte përfituar në mënyrë të paligjshme dhe të padrejtë; veprimi kur konfiskohet diçka. Konfiskimi i pronave të fituara padrejtësisht.
2. Prona, pasuria ose gjëja që konfiskohet. U shitën (u shlyen) konfiskimet.
SEKUESTRÍM,~I m. sh. ~E, ~ET drejt. Veprimi kur sekuestroj a sekuestrohet. Sekuestrimi i pasurisë. Sekuestrimet paraprake. Në këto raste jep vendimin për sekuestrim. U bënë disa sekuestrime.
✱Sin.: konfiskim, shtetëzim, shpronësim.
SHPRONËSÍM,~I m. sh. ~E, ~ET Veprimi kur shpronësoj diçka ose kur shpronësohem. Shpronësim i detyrueshëm (me dhunë, pa shpërblim, me shpërblim). Shpronësimi i fabrikave (i uzinave, i tokës, i mjeteve të prodhimit). Shpronësimi i pasurisë. Shpronësimi i kulakëve (i çifligarëve).
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë