Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
DËSHPËRÚAR (i, e) mb. 1. Që ka humbur çdo shpresë, që ka rënë moralisht e s'di nga t'ia mbajë; që nuk ka rrugëdalje; që bëhet në një gjendje pa shpresë e me të gjitha forcat e mundshme; kund. shpresëdhënës. E gjeti të dëshpëruar. Gjendje e dëshpëruar. Përpjekje (veprime) të dëshpëruara. Qëndresë (luftë) e dëshpëruar.
2. Shumë i hidhëruar, i pikëlluar, i helmuar; kund. i gëzuar. Prindër të dëshpëruar.
3. Që shpreh dëshpërim; kund. i gëzuar. Vështrim (zë) i dëshpëruar.
4. si em. m. e f. Sipas kuptimeve 1, 2 të mbiemrit. Kishte qindra të dëshpëruar.
✱Sin.: i brengosur, i vrerosur, i pashpresë, shpresëprerë, shpresëhumbur, shpresëshuar, i hidhëruar, i pikëlluar.
PARRUDHÓSUR (i, e) mb. 1. Që nuk ka rrudha në fytyrë; i parrudhur; kund. i rrudhosur. Me ballë të parrudhosur.
2. Që nuk është i rrudhosur; që nuk është rrudhosur; i pazhubrosur; kund. i rrudhosur. Kostum i parrudhosur. Rroba të parrudhosura.
3. fig. I drejtë, i saktë, i rregullt. Dinjitet i parrudhosur shoqëror. Ta mbash zemrën të parrudhosur, të jesh shpresëdhënës, i sjellshëm, i hareshëm, i respektshëm: kështu mund të triumfohet mbi pleqërinë.
✱ Sin.: i parrudhur, i pazhubrosur, i drejtë, i saktë, i rregullt.
PREMTÚES,~E mb. 1. Që të ngjall shpresa për të ardhmen, që të jep shpresë, shpresëdhënës. Përgjigje premtuese. Lajm premtues.
2. Që duket se do të ecë e do të përparojë më tej, se do të ketë arritje të mira etj. Shenja (rezultate) premtuese. Të dhëna premtuese. Krijime premtuese. Këngëtar (aktor, sportist, atlet) premtues. Fillim premtues.
✱Sin.: premtimdhënës, shpresëdhënës.
SHPRESËDHËNËS,~E mb. Që na bën të shpresojmë se do të plotësohet a jo që dëshirojmë; që tregon se në të ardhmen mund të arrijë rezultate të larta a të shquhet në një fushë të caktuar. Lajme (fjalë, shenja) shpresëdhënëse. Fillim shpresëdhënës. Rezultate shpresëdhënëse.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë