Fjalori

Rezultate në përkufizime për “shprehje”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

A

A pasth. 1. Përdoret për të shprehur habi kur gjendemi para një të papriture; ah. - A, kush na erdhi!
2. Përdoret për të theksuar shprehjen e ndjenjave: gëzim, kënaqësi, dëshirë, miratim etj.; ah. - A, sa e bukur qenka!
3. Përdoret kur shprehim zemërim, urrejtje, qortim, dhembje, keqardhje etj.; ah. - A, sa më bezdis! - A, ç’pikëllim kishte ai!
4. Përdoret për të shprehur mospërfillje, ironi, qesëndi ose kundërshtim, pakënaqësi për dikë a diçka që nuk e miratojmë. - A, mos e thuaj! A, po, ai nuk e pranon gabimin! - A, këtë zgjodhe ti!
5. Përdoret kur i drejtohemi një njeriu zakonishtafërt a të njohur, me fjalë a shprehje të ngjyrosura emocionalisht. - Mirë, o fatbardhë! Ç’u the, a ua mbylle derën! - Ah t’u bëfsha kurban!
6. Përdoret edherastet kur kujtohemi papritur për diçka gjatë bisedës me dikë; aha. - A, po, më ra ndërmend!

ABSTRAKT

ABSTRÁKT,~E mb. 1. Që nuk përjetohet ose që nuk ndihet me anëshqisave, por që del me anë të përgjithësimit mendor; që nuk lidhet me objekte ose pamjenjohura dhe reale, por që ështëshumë një shprehje e lirshme ose e përgjithshme e ideve, e ndjenjave ose e përvojave; që del me anë të abstraksionit dhembështetet tek ai; kund. konkret. Mendim abstrakt. Nocion abstrakt. Roman abstrakt. Muzika abstrakte. Puna abstrakte (tek.).
2.është i shkëputur nga realiteti, që është shumë teorik dhe i papërcaktuar; që është i vështirë për t’u kapur e për t’u kuptuar. Teori abstrakte. Diskutim abstrakt. Fletmënyrë abstrakte.
3. filoz. Që nuk lidhet drejtpërdrejt me realitetin konkret, që ekziston vetëm si ide, si koncept ose si formë përgjithshme e jo si diçka e prekshme. Koncept abstrakt. Ide abstrakte.
4. gjuh. emërton një cilësi, një tipar ose një veprimshkëputur nga sendi ose objekti që ka cilësi a tipare ose nga vepruesi; kund. konkret. Emër abstrakt. Kuptim abstrakt. Fjali abstrakte. Ligjërim abstrakt.
5. art. Që ka të bëjë me një stil a shprehje artistike, që nuk përfaqëson drejtpërdrejt realitetin, por që përqendrohetpërdorimin e formave, të ngjyrave dhelinjave për të shprehur ide ose ndjenja. Arti abstrakt. Pikturë abstrakte. Figura abstrakte. Vija abstrakte.
6. mat. Që nuk shoqërohet me emrin e njësisëmatjes ose të sendevenumëruara; që ka të bëjë me gjedhe ose struktura që nuk ekzistojnë fizikisht, por që ndihmojnëkuptimin e fenomeneve reale. Numër abstrakt. Madhësi (shifër) abstrakte. Algjebra si fushë abstrakte e matematikës.

AFEKTIV

AFEKTÍV,~E mb. 1. psikol. Emocional. Sjellje afektive. Në gjendje afektive.

2. gjuh. Që lidhet me situata, me shprehje, me fjalë a me kuptime që shquhen për ngjyrim shprehës-emocional. Të folur afektiv. Kuptim afektiv. Shprehje afektive.

AFORISTIK

AFORISTÍK,~E mb., libr. 1. Që ka të bëjë me aforizmin, i aforizmit, që shprehet me aforizma.
2. Që ka veçoritë e një thënie a një fjalieshkurtër e me fuqi shprehëse, që shpreh një mendimmençurmënyrëngjeshur e me fuqi shprehëse. Mendim aforistik. Shprehje aforistike. Stil aforistik. Forma aforistike. Krijim aforistik. Poezi aforistike.

AFORIZËM

AFORÍZ/ËM,~MI m. sh. ~MA, ~MAT libr. 1. Thënie, shprehje a fjali e shkurtër, që shquhet me fuqi shprehëse, që përmbledh një mendimmençur e të përgjithësuar, një mësim a një përvojë nga jeta dhepërdoretligjërime e dijendryshme (filozofi, letërsi, politikë, histori, mjekësi etj.). Flet me aforizma. Aforizmanjohur. Autor aforizmash. Aforizëm filozofik. Aforizëm moral. Aforizma intelektualë. Aforizmat politikë.
2. let. Mikrostrukturë gjuhësore-letrare, që shprehmënyrëngjeshur dhe artistike, shpesh humoristike, një pohim a një mendimmençurpërmban brenda vetes paradoksin, duke pasur karakter politik, shoqëror, filozofik, etik etj., e duke përdalluar një ton kritik përmes ironisë, sarkazmit, kontrastit, hiperbolës dhe alegorisë. Aforizëm letrar. Përmbledhje aforizmash. Aforizma humoristikë.

AFRIKANIZËM
AJS

AJS pasth. Përdoret si shprehje nxitëse për t’i yshtur a nxitur qetë a kafshët e tjerapunës për të ecur, oksh, ojç. Ajs, kuqeshë!

AKSIOLOGJIK
AKTBETIM
ALBANIZËM

ALBANÍZ/ËM,~MI m. sh. ~MA, ~MAT gjuh. Fjalë a shprehje me prejardhje shqipe e njohur edhegjuhëhuaja. Albanizmat si nocion. Albanizmatgjuhët fqinje. Albanizmat në rumanishten.

ALEGORI

ALEGORÍ,~A f. sh. ~, ~TË 1. let. Shprehje e ideve dhe e mendimeve në një vepër artistike tërthorazi, nëpërmjet figuravegjalla e konkrete; metaforë e gjatë; vepër artistike e ndërtuar me figuratilla. Përdor alegorinë. Alegoria komike. Alegoria e personazheve. Gjeneza e alegorisë.

2. Fjalë ose shprehje, prapacilave fshihet një domethënie tjetër, shprehje e tërthortë. Me gjuhën e alegorisë. Flet me alegori. Alegoria e kujtesës. Alegoria politike. Të kuptuarit e alegorisë. Alegori filozofike. Alegori politike.

3. stil. Figurë stilistikeshfrytëzohetletërsi, në artet pamore dhemuzikë. Alegoria në arte. Alegoria e pikturës.

ALELUJA
ALUZION

ALUZIÓN,~I m. sh. ~E, ~ET libr. 1. Fjalë ose shprehje me kuptimmbuluar, e thënë tërthorazi për dikë a për diçka. Aluzion i hapur. Bën aluzion për dikë (për diçka). Flet me aluzione.
2. poet. Figurë stilistike me të cilën aludohet për dikë, për diçka ose për situata e për rrethana të kontekstit të jashtëm, duke u shoqëruar zakonisht me ironinë, me alegorinë etj. Shfrytëzoi mirë aluzionetpoezinë e tij. Aluzionet klasike (postmoderniste). Fjalimi i tij kishte aluzioneqarta. Drama përmban aluzione. Bëj aluzione.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.