Fjalori

Rezultate në përkufizime për “shprehësi”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

ALITEROJ

ALITER/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR poet., kal. Përsëris për shprehësi tingullimore të njëjtin tingull ose të njëjtën rrokje brenda një vargu, një fjalie etj. Aliteron tingullin dfillim të çdo vargu: ‘div dragoi i Dragobisë’. Aliteroj vargje me qëllim ritmizimi të tekstit.

APOGJIATURË

APOGJIATÚR/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT muz. Notë muzikore për zbukurim melodik; shtim i një note të vogëlfillim të një melodie apo të një kënge për t’i dhënë rëndësi notës kryesore, veçanërishtoperë, për t’i shtuar fuqi dhe shprehësi zërit, përkatësisht melodisë. Luaj me piano apogjiaturën. Ky fragment muzikor përmban disa apogjiatura. Apogjiatura i jep finesë melodisë.

EMFAZË

EMFÁZ/Ë,~A f. 1. let. Shprehësi e theksuar emocionuese në të folur a në të shkruar. Emfazë retorike. Emfazë e tepruar. Interpreton me emfazë. Metoda për të dhënë emfazë.
2. gjuh. Theksim i veçantë i një fjale a i disa fjalëve për ta bërë më të qartë a më të rëndësishëm kuptimin. Ku po na shpie vallë kjo emfazë mbidrejtat e pronësisë. Shkrime të lexuara me emfazën e duhur. Ai bën përsëritje për emfazë.
3. Përdorim i tepruar i stilitlartëligjërim. Shqiptoj me emfazë. Emfaza shfaqet kur duam t’u imponohemitjerëve. Nuk mundpërdorë vend e pa vend një emfazë.
Sin.: shprehësi, theksim.

përem. 1. Trajtë e shkurtër e përemrit vetorvetësparënumrin njëjës, në rasën dhanore. duket. Më pëlqen. Më vjen mirë. Më bëri një të mirë. Më gjeti një vend. Më thuajvërtetën! Më iku nga mendja. Më hëngri veshët.
2. Trajtë e shkurtër e përemrit vetorvetësparënumrin njëjës, në rasën kallëzore. Më pa. Më dëgjoi. Më merr malli. Më la vetëm. Më falni!
3. bised. Përdoret para foljeve për të treguar një qëndrimafërt e dashamirësfolësit për atë, për të cilën bëhet fjalë, duke shprehur se kjo është e rëndësishme për mua (si dhanore etike). Si më shkon? Si më je? A m’i pe fëmijët? Të m’i bëshfala nipit!
4. Përdoret para foljeve për t’i dhënëshumë gjallëri dhe shprehësi ligjërimit për diçka që ka rëndësi për mua (përdoret si dhanore etike). Më t’u ngritkëmbë. Më ta bëri copë-copë. Më t’ia nisi këngës. Hë, më të lumtë!

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.