Fjalori

Rezultate në përkufizime për “shporet”

Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor

SHPOR

SHPOR,~III m. sh. ~E, ~ET 1. Mamuz. Shporet e çizmeve. I nguli shporet kalit. Vuri shporet.
2. bot. Zgjatim si gyp i kupës a i kurorëzës së lules, ku mblidhet nektari.

SHPOR

SHPOR,~IIII m. sh. ~E, ~ET 1. Lehe, vllajë; pjesa ndërmjet dy hullive në një are të palëruar, e gjerë aq sa arrin krahu kur hedhim farën e grurit. Ujitje me shpore. Ka mbjellë dy shpore me duhan. Hedh farën shpor për shpor. Tetë shpore u ara.
2. Vijatndajnë lehet dheshërbejnë për të ujitur a për kullimin e tokës; vijavoglahapen nëpër ara, që të përhapet uji sa më mirë gjatë ujitjes; lehe. Zë shporin. I bëmë shporet arës.

SHPORET
SOBË

SÓB/Ë,~AI f. sh. ~A, ~AT Pajisje për të ngrohur një dhomë ose për të gatuar, zakonishttrajtën e një kutiemadhe prej metali, prej balte etj., me vendin për të ndezur zjarrin dhe me qyngjet për të tërhequr tymin; stufë. Sobë me dru (me gaz, me qymyr). Sobë për ngrohje. Qyngjet e sobës. Furra e sobës. Ndezi sobën. Rri afër sobës. I hedh dru (qymyr) sobës. Sobë ekonomike sobë e madhe për të gatuar dhe me furrë për të pjekur.
Sin.: shporet, forum, koftor.

STUFË

STÚF/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT Pajisje e mbyllur, zakonisht prej metali, që përdoret për gatim, për ngrohje etj., duke e nxehur me dru, me gaz, me energji elektrike etj. Stufë ekonomike. Kishin marrë një stufë elektrike. Iu afruan stufës së ngrohjes. E kishte përgatitur në stufën e gatimit. Nuk e kishte ndezur akoma stufën.
Sin.: sobë, shporet, por, forum, koftor.

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.