Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
PABANÚAR (i, e) mb. Që është pa banorë, i shkretë, i papopulluar, i shpopulluar; kund. i banuar. Krahinë e pabanuar. Vend i pabanuar. Qendër e pabanuar.
✱Sin.: i papopulluar, i shpopulluar, i shkretë, i shkretuar, i braktisur.
SHPOPULL/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. Pakësoj shumë popullsinë e një vendi, të një krahine, qyteti a fshati, e lë një vend gati pa popullsi, shkretoj; kund. populloj. Pushtuesit shpopulluan krahina të tëra. Kapitalizmi e ka shpopulluar fshatin.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë