Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
►PLANDÓS/EM jovep., ~A (u), ~UR bised. 1. vetv. Përplasem me forcë për tokë a pas diçkaje të fortë; bie me forcë, bie si plëndës; rrëzohem. U plandos përtokë (në dysheme, në shtrat, në kolltuk, në divan).
2. fig., vetv., vet. v. III Vjen menjëherë e në mënyrë të plotë; bie, pllakos. U plandos një mjegull e dendur. U plandos një heshtje e rëndë. Iu plandos një dëshpërim në zemër.
3. pës. e PLANDÓS.
✱Sin.: përplasem, rrëzohem, bie, shembem, lëshohem, shplandosem.
►PËRPLÁS/EM jovep., ~A (u), ~UR 1. vetv. Ndeshem me vrull e me forcë me dikë a me diçka. Iu përplas koka në shkallë.
2. vetv., vet. v. III përpiqet me një send tjetër të fortë. U përplasën dy makina. U përplas topi në shtyllë. Përplasen dallgët pas shkëmbinjve. Përplasej nëpër gurë.
3. vetv. Bie me vrull përdhe a mbi diçka tjetër të fortë. U përplas në tokë (në dysheme).
4. vetv. Lëshohem a ulem përnjëherësh në një vend për të pushuar etj., plandosem (kur jam shumë i lodhur, i dëshpëruar etj.). U përplas në kolltuk (në shtrat).
5. fig., bised., vetv. I drejtohem dikujt për ndihmë, shkoj dhe i kërkoj të më mbarojë një punë, i vete të gjej mbështetje. Përplaseshin tek ai të gjithë. Përplasej në drejtori (te prindërit) për çdo gjë. Ku të përplasem unë tani!
6. fig., vetv., vet. v. III Bie në kundërshtim, ndeshet një mendim a pikëpamje me një tjetër; ballafaqohet. Përplasën mendime (parime) të ndryshme.
7. pës. e PËRPLÁS.
✱Sin.: ndeshem, përpiqem, shkapetem, plaset, plandosem, shukatem, shukem, shembem, platitem, shplandosem, sharapiqem, ballafaqohem, cakërrohem, troshitem, tundem, goditem, rropatem, rrëzohem, lëshohem, ulem, degdisem, drejtohem, shkrepem.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë