Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
MERAKÓSUR (i, e) mb., bised. Që është bërë merak për dikë a për diçka, që ka merak për dikë a për diçka, që shpreh shqetësim të madh; shumë i shqetësuar. Nënë e merakosur. Me fytyrë (me sy) të merakosur. Vështronte i merakosur të shoqen. Iku i merakosur. Rri (pret) i merakosur. Ishin aq të merakosur nga ajo punë. Gjyshja dhe motra ishin të merakosura.
✱Sin.: i shqetësuar, i brengosur, i sëkëlldisur, i qederosur, i leqendisur, i frikësuar, shpirttrazuar.
PAQÉTË (i, e) mb. 1. Që ka lëvizje e zhurmë të vazhdueshme, që nuk ka qetësi, i zhurmshëm; kund. i qetë. Rrugë e paqetë. Vend i paqetë.
2. Që shoqërohet me shqetësime, me çrregullime a me telashe, i shqetësuar; kund. i qetë. Gjumë i paqetë.
3. Që nuk është i urtë dhe i shtruar; i lëvizshëm nga natyra; kund. i qetë. Fëmijë (njeri) i paqetë.
✱Sin.: i zhurmshëm, i shqetësuar, i lëvizshëm, i pangushëllueshëm, shpirttrazuar, i pashtruar, i pazbutshëm, i pakarar, i paqetësueshëm.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë