Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
PÓSHTËR (i, e) mb. 1. Shumë i ulët nga morali e nga karakteri, i pandershëm, shumë i keq; i ulët, i keq. Njeri (burrë) i poshtër. Qëndrim (veprim) i poshtër. Sjellje e poshtër. Qëllime të poshtra. Në mënyrë të poshtër. Është i poshtër. S’bëhem i poshtër.
2. bised., shar. Shumë i dëmshëm; shumë i keq (zakonisht për diçka). Grip i poshtër. Vapë e poshtër. Dimër i poshtër.
3. krahin. Që ndodhet poshtë diçkaje tjetër, i poshtëm. Lagjja e poshtër. Bregdeti i poshtër.
✱Sin.: i ulët, i pandershëm, i paturp, i pacipë, i pafytyrë, i pistë, i ndotë, i ndyrë, i fëlliqur, faqezi, maskara, rezil, edepsëz, shpirtshitur, i poshtëm, batakçi, shpirtfëlliqur, shpirtkëllirë, shpirtndyrë, shpirtulët, i kobshëm, lapangjoz, zemërlig, rezil, rrufjan, rrugaç, kolerë, qen, delenxhi, surrat, zgjebarak, zuzar, krimb, bajgë, mut, i dobët, dallkauk, i keq, zhugan.
TRADHTÁR,~E mb. Që tradhton a që ka tradhtuar; që është karakteristik për tradhtarin, prej tradhtari; që përbëhet nga tradhtarë; që bëhet me tradhti. Njeri tradhtar. Qëndrim tradhtar. Politikë tradhtare. Në mënyrë tradhtare.
✱Sin.: i pabesë, besëshkelës, besëshkelë, besëshkalë, besëprerë, besëthyer, besëthyes, besëkeq, kobtar, atdhemohues, atdheshitës, shpirtshitur, renegat, kuisling, laro, judë.
TRADHTÁR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT 1. Ai që bashkohet ose bashkëpunon me armikun në dëm të interesave të vendit; ai që del hapur a punon fshehurazi në dëm të interesave të vendit; ai që nuk i qëndron besnik çështjes së atdheut a të kombit; ai që shkel betimin, ai që tradhton; i shitur. Tradhtarët e vendit (e kombit).
2. Ai që shkel besën a fjalën e dhënë; ai që pret dikë në besë, ai që vepron me pabesi. Tradhtar i mikut të vet. Si tradhtar në mënyrë të pabesë dhe të papritur.
✱Sin.: i pabesë, besëshkelës, besëshkelë, besëshkalë, besëprerë, besëthyer, besëthyes, besëkeq, besëqen, kobtar, atdhemohues, atdheshitës, shpirtshitur, shërbëtor, vegël, zuzar, renegat, kuisling, kurorëshkelës.
TRADHTÁR/E,~JA f. sh. ~E, ~ET 1. Ajo që bashkohet ose bashkëpunon me armikun në dëm të interesave të vendit; ajo që del hapur a punon fshehurazi në dëm të interesave të vendit; ajo që nuk i qëndron besnik çështjes së atdheut a të kombit; ajo që shkel betimin, ajo që tradhton; renegate. Tradhtare vendit (e kombit).
2. Ajo që shkel besën a fjalën e dhënë; ajo që pret dikë në besë. Tradhtare i shoqes të vet. Si tradhtare në mënyrë të pabesë dhe të papritur.
3. Ajo që nuk qëndron besnike në dashuri a në jetën bashkëshortore, kurorëshkelëse, e pabesë.
✱Sin.: e pabesë, besëshkelëse, besëprerë, besëthyer, besëthyese, besëkeqe, besëqene, kobtare, atdhemohuese, atdheshitëse, shpirtshitur, shërbëtore, renegate, kurorëshkelëse.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë