Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
Mëso si ta përdorësh
<<< Kthehu te kërkimi kryesor në fjalor
NGUSHTËSÍ,~A f. 1. Vetia e një sendi ose e një hapësire të ngushtë, të qenët i ngushtë; kund. gjerësi. Ngushtësia e vendit (e dhomës, e shtëpisë...). Ngushtësia e trasesë së rrugës. Vuante nga ngushtësia e kraharorit.
2. fig. Qëndrim i ngushtë për diçka; kufizim i tepruar në kuptimin, vështrimin, gjykimin a trajtimin e diçkaje; të qenët i ngushtë. Ngushtësi e mendjes. Ngushtësia e botëkuptimit (e horizontit, e mendjes). Ngushtësia e tematikës. Ngushtësia e pikëpamjeve.
3. fig. Gjendje e keqe ekonomike, ngushticë. Ngushtësia ekonomike.
✱Sin.: kufizim, pamjaftueshmëri, ngurtësi, ngushticë, angështi, varfëri, vështirësi, zemërngushtësi, njëanshmëri, shpirtngushtësi, meskinitet.
SHPIRTGJERËSÍ,~A f. Të qenët shpirtgjerë, vetia e njeriut që është shpirtgjerë, zemërgjerësi; kund. shpirtngushtësi. E gjykuan me shpirtgjerësi. Tregoi një shpirtgjerësi të madhe.
SHPIRTMADHËSÍ,~A f. Të qenët shpirtmadh, vetia e njeriut që është shpirtmadh, zemërmadhësi; bujari, fisnikëri; kund. shpirtvogëlsi, shpirtngushtësi. Ndjenjë shpirtmadhësie. Tregoi shpirtmadhësi. Përfitoi nga shpirtmadhësia e saj.
SHPIRTNGUSHTËSÍ,~A f. Të qenët shpirtngushtë, vetia e njeriut që është shpirtngushtë, zemërngushtësi; kund. shpirtgjerësi. Shpirtngushtësi mikroborgjeze.
ZEMËRLIGËSÍ,~A f. Të qenët zemërlig, vetia e njeriut zemërlig; shpirtligësi; kund. zemërmirësi, zemërbardhësi. E bëri nga zemërligësia. E ka nga zemërligësia. Fërkonte duart me zemërligësi. - Ç’e keni gjithë atë zemërligësi ndaj meje!? - Zemërligësia jote s'ka të sosur, se ti vuan gjithnjë nga dyshimi. Prapa atyre fjalëve ai dalloi dhe një farë zemërligësie.
✱Sin.: shpirtligësi, shpirtngushtësi, zemërngushtësi, ladutëri.
ZEMËRNGUSHTËSÍ,~A f. Të qenët zemërngushtë, dallojë e njeriut shpirtngushtë, shpirtngushtësi, zemërvogëlsi; kund. zemërgjerësi. Zemërngushtësi e skajshme. Zemërngushtësi prvinciale (krahinore). Biseda me inate e zemërngushtësi. - Çfarë u bë shkak për këtë zemërngushtësi nga ana jonë?
✱Sin.: shpirtngushtësi, zemërvogëlsi, shpirtvogëlsi, koprraci, shpirtligësi.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë